LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon në udhëtim ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli triumfon në udhëtim ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, derisa kjo pjesë përfundon 22:18 për vendasit.

Megjithatë, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin mysafirët. Ata krijuan epërsi deri në 14 pikë, 32:46, derisa pjesa e përfundon 38:46.


Pejanët ngushtuan shifrat në periodën e tretë në 49:54, por therandasit sërish u shkëputen në 10 pikë, 52:62, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65.

Ylli e kontrolloi lojën edhe në 10 minutat e fundit, ku epërsinë më të lartë e kishte 14 pikë, 63:77, derisa në fund triumfoi 77:88.

Duket theksuar se të dy skuadrat kishin mungesa për shkak të lëndimeve, si Dardan Berisha te Peja apo Gëzim Morina, Wilbekin e Demetris Morant te Ylli.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 31 pikë e 17 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë e 13 kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e shtatë kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Golden Eagle Ylli 14 fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori