LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Ylli triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:73 (20:14, 20:19, 16:23, 33:17), në kuadër të javës së 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 20:14.

Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 20:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:33.


Në periodën e tretë më të mirët ishin pejanët. Ata fituan këtë pjesë 16:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56.

Kjo e bëri ndeshjen shumë interesante. Megjithatë, në periudhën e fundit, therandasit ishin shumë më të mirë 33:17, për të triumfuar në fund 89:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 27 pikë e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Peja u dalluan Robert Cartwright me 26 pikë e pesë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori