Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar se ndodhet për vizitë në Hagë.


I njëjti publikoi një fotografi në Instagram nga vendi i lartpërmendur, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.

Screenshot 21  1 1 Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“TAKIMI ME REXHËN Pas një kohe prap u pamë Po s’mujtëm kangës me ja thanë E shtrënguam njëri tjetrin Sikur vëllau me vëllanë. A po munesh i thash vlla? Qysh jon knej kta krejt vllaznia? M’tha ma mire kurr s’jena kon Se kem kalu edhe dit ma t’kqija. Veç i gzum e i pa mërzitun Takimi mallin shkrinë si dielli borën N’syt e tij shifsha liri E ai n’sytë e mi shifke Kosovën. Si Xhafo Idrizi mu duk vetja Kur i shkoj n’Paris Avnisë O Avni o trimi Xhafos T’fala ke prej krejt Shqipnisë. Me emën t’Zotit tha do t’kthehem Do t’kalon edhe kjo sprovë Kjo punë hajr le t’jetë për neve E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë. HAGË, 29 Qershor 2022”. /Telegrafi/