Gold AG të martën lanson një tjetër këngë të re

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur reperi nga Presheva, Gold AG, solli projektin e ri muzikor.
Fjala është ilahinë “Era Ramazan”, të cilën e solli në bashkëpunim me Adem Ramadanin.
Megjithatë, ai duket se këtë muaj po sjell edhe një tjetër këngë të re e cila siç njofton do të publikohet më 27 prill.
“27 prill ora 18:00”, ka shkruar ai.

Arian Agushi (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti.
E fundit e lansuar më 13 prill për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit deri më tani ka mbledhur mbi tre milionë klikime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































