Gold AG sonte publikon këngën e re “Tornado”

Reperi nga Presheva, Gold AG, paralajmëroi tri këngë të reja deri në fund të muajit nëntor.
Dhe siç njoftoi, sot (e enjte) lansohet një nga projektet e tij e cila mban emrin “Tornado”.
Artisti, i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku, së fundmi tregoi se sonte në ora 20:00 publikohet kënga e re.

“Sonte në ora 20:00, Tornado”, ka shkruar ai.
Kënga duket se mezi po pritet edhe nga publiku e fansat e tij, pasi është shpërndarë mjaft shumë në rrjete sociale.
Gold AG ndryshe mbrëmë bëri një reagim në InstaStory, meqë u shpall i vdekur në disa postime që janë ndarë në rrjete sociale, duke thënë se nuk dëshiron që të përfshihet në të tilla gjëra. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/11/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































