Gold AG publikon këngën e re "Merhaba"

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
"Merhaba" titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Kreshnik Aviu, i cili është edhe autor i shumë prej këngëve më të fundit të reperit.
Xhirimet e klipit janë kryer në Stamboll, dhe në video reperi vjen me një paraqitje mjaft të detajuar në stil.
Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.
Gold AG ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me publikimin e këngëve të reja, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/06/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































