Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Malli i vendlindjes" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është me motive patriotike.


Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

138943222 418745976217332 3974737215651061785 n

"Malli i vendlindjes" është një dedikim i reperit për Preshevën - qytet ky nga ku edhe prejardhjen, ani pse është lindur e rritur në Prishtinë.

Klipi i këngës është xhiruar njashtu në Preshevë nga M Production.

Gold AG është i njohur përndryshe për këngët e tij të shumta patriotike, dedikuar atdheut apo martirëve të luftës. /Telegrafi/