Gold AG dhe Hysni Klinaku publikojnë projektin e ri "Në Dukagjin" (Video)

Reperi Gold AG dhe këngëtari Hysni Klinaku kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin "Në Dukagjin".
Ky është bashkëpunimi i tyre i katërt, pas tre bashkëpunimeve të tjera shumë të suksesshme si: "Pushka e Lirisë", "Shqiptar me zemër" dhe "Ruaje Flamurin".
Kënga e re "Në Dukagjin" është me motive patriotike, gjersa është shoqëruar edhe me një klip, i cili është xhiruar në disa lokacione të ndryshme në Rrafshin e Dukagjinit.
Muzikën dhe tekstin i ka realizuar vet reperi, orkestrimi është bërë në studion e Alban Furtunës, ndërsa për videoklipin janë kujdesur M Production. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/03/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































