Ashtu siç kishin paralajmëruar, reperi Gold AG dhe këngëtarja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Fiksim" mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.


Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, gjersa për tekstin është kujdesur vet Gold AG.

65578265 129966191545678 2554969084781387669 n

Klipi i këngës është mjaft veror, dhe skenat janë xhiruar në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Tiranë.

Gold AG ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit me prurje të shumta muzikore, gjersa edhe Anxhelina është gjithashtu aktive në muzikë. /Telegrafi/