LAJMI I FUNDIT:

Gol që duhet të shikohet disa herë – bashkëveprimi i Messit dhe Mbappes ishte i jashtëzakonshëm, diçka që rrallë shihet

Gol që duhet të shikohet disa herë – bashkëveprimi i Messit dhe Mbappes ishte i jashtëzakonshëm, diçka që rrallë shihet

Paris Saint-Germain ka fituan mbrëmë në stadiumin ‘Francois Coty’ në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1 ndaj Ajaccios me rezultat 3-0, ku Lionel Messi shkëlqeu në këtë ndeshje.

Messi shënoi një herë dhe dha dy asistime në këtë fitore.

Pas ndeshjes edhe kundërshtarët u kënaqën me atë që panë dhe një komentues e përshkroi golin e argjentinasit në mënyrë perfekte: “Messi filloi aksionin, e vazhdoi dhe e përfundoi. Ai është i përjetshëm”.


https://twitter.com/Misteriuy/status/1583608490282848258

Messi mori topin njëzet metra larg portës, pasoi te shokët e tij, mori një pasim kthimi, më pas ia kaloi Kylian Mbappes, i cili me thembër në mënyrë mjeshtërore e dërgoi te Messi i cili e kaloi portierin dhe e qoi topin në rrjetë.

Një gol shumë i bukur që tregon formën e mirë që po kalon argjentinasi këtë vit, kur kanë mbetur në më pak se një muaj deri te Kupa e Botës.  Në mungesë të Neymar, bashkëveprimet me Mbappen ishin të jashtëzakonshme, me francezin që shënoi dy herë me pasimet e Messit.

Në 11 ndeshje në Ligue 1, Messi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /Telegrafi/

https://twitter.com/LSComps/status/1583593625988235264

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori