Florent Muslija ka qenë hero i Hannoverit në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga 2.

Skuadra e tij ishte në disavantazh nga minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Klarer e kaloi Fortuna Dusseldorfin në epërsi.


Megjithatë inkuadrimi i Florent Muslijës në fund të ndeshjes ka qenë vendimtar që Hannoveri të marrë një pikë në udhëtim.

GetPaidStock.com 61869610c11c0

Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë tetë minuta para fundit të ndeshjes së bashku me Valmir Sylejmanin.

E në minutën e 92-të, Muslija shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për t'i siguruar një pikë të madhe Hannoverit.

Skuadra e dy futbollistëve nga Kosova po kalon nëpër një moment krize dhe kjo pikë e fituar do t'i ndihmojë ata për tu rikthyer. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1456992193621733378?s=20

telegrafi sport app