Goditja e nokautit të Joshuas ishte fatale, Jake Paul përfundoi me nofull të thyer

Jake Paul pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale, dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë.
Fitorja e Joshuas ndaj Jake Paul nuk u vu në diskutim asnjëherë, as para fillimi të meçit dhe as gjatë meçit. Megjithatë, amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut.
Pas meçit, Paul ka konfirmuar se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e zmbraps të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta.
“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj”, ka thënë fillimisht Paul.
“Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën", shtoi amerikani dhe më pas pështyu gjak:
"Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote", përfundoi ish-YouTube-ri.
Jake Paul after getting KOd by Anthony Joshua: "I think my jaw is broken." 😭 #JakeJoshua pic.twitter.com/gVexEqR4sq
— Netflix Sports (@netflixsports) December 20, 2025
Drejtoresha ekzekutive e "Most Valuable Promotion", Nakisa Bidarian, gjithashtu konfirmoi dëmtimin e Paul.
"Ne mendojmë se ai ka një nofull të thyer, por është mirë. Ai bëri një dush, shkoi vetë në spital me makinë. Një nofull e thyer është një dëmtim shumë i zakonshëm në sport, veçanërisht në boks. Koha e rikuperimit është katër deri në gjashtë javë", tha Bidarian. /Telegrafi/



















































