Një person është arrestuar në Gjilan.

Sipas policisë i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/