Talenti i Juventusit, Kenan Yildiz, është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe është gjobitur me 10,000 euro nga gjyqtari sportiv i Serie A, pasi mori një karton të kuq direkt kundër Monzës të dielën. 

Talenti i Juventusit, Yildiz, do të humbasë ndeshjet e ardhshme të Juventusit kundër Bolognas dhe Lazios. 


Yildiz e goditi pa nevojë kundërshtarin e tij, Alessandro Bianco, me topin larg dhe iu dha kartoni i kuq pas një shqyrtimi të sistemit VAR. 

19-vjeçari u kërkoi falje tifozëve të Juventusit ndërsa po largohej nga fusha të dielën, por edhe në rrjetet sociale të nesërmen. 

Pezullimi i Yildiz për dy ndeshjet e ardhshme është një goditje e madhe për Juventusin, duke pasur parasysh se Bianconerët do të përballen me dy nga rivalët e tyre kryesorë për një vend në Ligën e Kampionëve, Bologna dhe Lazio. 

Juventusi aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelën e Serie A, me një pikë epërsi ndaj Bolognas dhe dy pikë më shumë se Lazio. 

Sulmuesi u gjobit gjithashtu me 10,000 euro./ Telegrafi/  

telegrafi sport app