Amber Heard ka përshkruar nevojën për të përdorur grim në mënyrë që të mbulojë lëndimet e saj të shkaktuara nga Johnny Depp gjatë paraqitjes në emisionin e James Corden.

Aktorja tha se mendoi se do të vdiste duke pretenduar se Depp e goditi me grusht në kokë dhe u përpoq ta mbyste me një jastëk.


Mbrëmjen tjetër në dhjetor 2015, ajo u shfaq në “The Late Late Show” për të promovuar filmin e saj “The Danish Girl” dhe tha se duhej të fshihte mavijosjet e plagët e marra.

57484557 10789317 Amber Heard has described having to use makeup to cover up her i a 54 1651838596574 Amber Heard (Foto: AP)

Ajo tha në gjyq se ekipi i saj i grimit duhej t'ia mbulonte plagët me një grim më të rëndë e buzëkuq për të fshehur buzën e gjakosur.

“U shqetësova se nuk do të mund të fshihja mavijosjen dhe ënjtjen. E mbajta me akull gjatë gjithë natës dhe të nesërmen e kontrollova në pasqyrë për të parë nëse mund t'i ikja, që do të thotë ta fsheha, që të mund të paraqitesha”, tha ajo.

“Ata punuan rreth mavijosjes duke e mbuluar me grim të rëndë, grim më të rëndë se grimi normal që mbulonte mavijosjen”.

57468189 10789317 Heard claimed that during the fight in December 2015 Depp headbu a 56 1651838596576 Amber Heard (Foto: Backgrid)

“Më kujtohet se buza ime ishte ende e gjakosur dhe e fryrë, kështu që bëmë buzëkuq të kuq, super të rëndë dhe më kujtohet shumë mirë në atë kohë që nuk kishim zgjedhje në ngjyrë, dhe kjo ishte një nga ngjyrat e mia të preferuara për ta vënë”, vazhdoi ajo.

“Me këtë rast nuk kishim zgjidhje sepse duhej të fshihnim buzën time të gjakosur”.

57468167 10789317 She said He had his hand on the back of my hair and was yanking  a 1 1651840632655 Koka e Amber Heard (Foto: Backgrid)

Ajo shtoi: “Bëra atë që bëja gjithmonë: u thashë njerëzve se pata një aksident”.

Duke përshkruar dhunën e natës së kaluar, Heard tha në gjyq dje se si Depp e goditi vazhdimisht me grusht në kokë dhe e tërhoqi zvarrë për flokë.

"Ndjeva dhimbje të forta, është një nga të paktat kujtime që kam për dhimbje fizike”.

57460513 10789317 Amber Heard broke down on the stand Thursday as she detailed how a 60 1651838596579 Amber Heard (Foto: EPA)

“Nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të bërtas dhe nuk mund të bërtisja duke pasur një jastëk mbi”, tha mes tjerash Heard.

Sulmi i supozuar ndodhi në mars 2015 në Australi në shtëpinë e tyre me qira, ku aktori jetonte gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean 5”. /Telegrafi/

57460517 10789317  At some point he s on top of me screaming I f king hate you you a 63 1651838596581 Amber Heard (Foto: Reuters)