Një operacion i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe italiane kanë goditur një grup kriminal të Call-Centre që mashtronte qytetarët përmes bursave online.
Aktiviteti zhvillohej në Tiranë, ndërsa qytetarët e mashtruar janë shtetas italianë të cilët jetojnë në Itali.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Tirana, prokurori i Prokurorisë së Posaçme SPAK Ened Nakuçi bëri me dije se janë arrestuar tre persona si dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Të arrestuarit janë Elisa Caci, Gilberto Pushani, Valbona Abedinaj.
Sipas tij, dëmi ekonomik është në vlerën 3 milionë Euro, por kjo shifër mendohet se është vetëm “maja e ajsbergut”.
Hetimet për këtë grup filluan pas denoncimit të bërë në Itali, ku më pas u zbulua një skemë komplekse mashtrimi.
Prokurori i SPAK bëri me dije se qytetarët që do të mashtroheshin, kontaktoheshin me telefon dhe bindeshin që të investonin fillimisht në shuma të vogla në vlerën e 250 Euro për të blerë aksione në Amazon. Më pas, kërkesat për investime rriteshin më shumë.
Paratë që përfitonin nga italianët, grupi kriminal i investonte në kriptomonedha jashtë Shqipërisë, me qëllim për të mos u gjurmuar.
Në kuadër të këtij hetimi, në Itali është sekuestruar edhe serveri duke bërë të mundur fikjen totale të aktivitetit të këtij Call-Centeri.
Ndërsa prokurori italian, i pranishën gjatë konferencës në SPAK, deklaroi se në Itali janë mashtruar 220 viktima zyrtarisht, por ata mendojnë se numri i qytetarëve që kanë rënë pre e kësaj skeme mund të arrijë deri në 1,200.
Prokurori i SPAK Ened Nakuçi bëri të ditur se mashtruesit përdornin skema për të fituar besimin e “viktimave” të tyre. Sipas tij, ata telefonin vazhdimisht qytetarët që donin të mashtronin duke krijuar me ta afrimitet. Duke shfrytëzuar pandeminë, ata fokusonin bisedat e tyre tek situata e keqe e pandemisë dhe numri i viktimave. Duke shfrytëzuar edhe vetminë e këtyre qytetarëve për shkak të pandemisë, mashtruesit vetë-ofroheshin si miq, deklaroi prokurori Nakuçi.
Qytetarëve në Itali, të cilët ishin të grupmoshave dhe kategorive të ndryshme, u kërkohej fillimisht që të investonin 250 Euro për të blerë aksione në Amazon dhe fitimi do t’u kthehej brenda 1 jave. Më pas i bindnin që të investonin në kriptovalutën Bitcoin dhe investimi do të rritej më shumë pas hedhjes në treg të vaksinave anti-Covid 19.
Pasi kishin krijuar afrimitet me qytetarët italianë, mashtruesit gjurmonin hap pas hapi të gjitha veprimet e tyre. Në sajë të “besimit” të fituar, shumë nga të mashtruarit i kanë lejuar mashtruesit që të përdornin në distancë kompjuterin e tyre përmes programit “Anydesk” që të bënin transferimin e parave. Duke përdorur këtë akses në kompjuterin e tyre, mashtruesit kontrollonin emailet dhe dokumente apo foto personale që qytetarët kanë pasur në kompjuterin e tyre.
Kjo bëhej me qëllim që të shantazhonin qytetarët në rast se këta të fundit hezitonin të investonin. Sipas prokurorit të SPAK, sa herë që mashtruesit hasnin në hezitim, bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet për t’i bindur qytetarët që të investonin. Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë i jepnin kredencialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë