LAJMI I FUNDIT:

Gmail në shënjestër të hakersave kinezë

Gmail në shënjestër të hakersave kinezë

Një grup hakersash kinezë kanë sulmuar qindra adresa të postës elektronike të Google, Gmail, në përpjekje për të vjedhur të dhënat e tyre personale.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të Google, të cilët kanë njoftuar se pjesë e këtij sulmi kibernetik, kanë qënë zyrtarë të lartë në SHBA, personeli ushtarak dhe gazetarë.

Google njofton se një pjesë e fjalëkalimeve janë zbërthyer, ç’ka ka sjellë dëtimin e disa prej faqeve personale të përdoruesve. Sipas Google në shënjestër të sulmit kanë qënë edhe aktivistë politik kinezë dhe shtetas të tjerë aziatikë.

“Kemi njoftuar të githë personat, të cilëve u janë dëmtuar elementët e tyre të sigurisë apo u janë dhunuar të dhënat personale. Kemi ofruar të gjitë asistencën tone, për riparimin e dëmeve”, – thuhet në njoftimin teknik të Google.


Ndërkohë gazetari i BBC ka njoftuar se, nisur nga të dhënat, nuk bëhet fjalë për një krim kibernetik por tentativë për spiunazh. /Telegrafi/