Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka analizuar përmbajtjen e Platformës së dialogut për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, e cila shënon një përpjekje më serioze në shpalosjen e pritjeve strategjike krahasuar me rezolutën mbi dialogun të miratuar në Kuvend, por që sipas GLPS-së ajo ka tri defekte fundamentale.
GLPS konsideron se platforma nuk përcakton pozicionin zyrtar të Republikës së Kosovës kundër përfshirjes së territorit shtetëror në agjendën e dialogut.
Qëndrimi i heshtur i platformës ndaj mundësisë së përfshirjes së diskutimit mbi territorin, në Dialogun me Serbinë, nuk duket të jetë i paqëllimshëm. Një platformë që seriozisht e mbron parimin e mos-përfshirjes së territorit të Kosovës në diskutim negociues qoftë edhe në një përcaktim preliminar të agjendës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhej të përpilojë një parim të tillë në mënyrë të hapur dhe direkte, thuhet në komunikatën e GLPS-së.
GLPS konsideron se arsyetimi se, referimi i platformës te neni 2.2 i Kushtetutës së Kosovës, i cili i referohet integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror, pamundëson diskutimin mbi territorin e Kosovës është në rastin më të mirë i pasaktë, pasi integriteti territorial i referohet mbrojtjes së kufijve të jashtëm të shtetit në rastet e shfrytëzimit të forcës, por jo në raste të marrëveshjeve paqësore për ndryshim kufijsh.
Duke përkujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e bën të qartë këtë definicion në rastin e Kosovës, GLPS kërkon nga krerët shtetërorë dhe Kuvendit që parimit të 7-të të platformës t’ia shtojë një përcaktim që e bën të ndalueshëm qartë dhe shprehimisht çfarëdo përfshirje të territorit në agjendën e dialogut.
Për më tepër, GLPS thekson se nëse platforma krahasohet me versionin fillestar të saj dhe Projektligjit për Delegacionin Shtetëror, pohon faktin që ajo përbën një përcaktim të parimeve që e obligojnë thjeshtë dhe vetëm Delegacionin shtetëror për dialogun. Kjo e fundit, sipas GLPS-së do të duhej të përcaktonte parime për tërë institucionet e Kosovës, përfshirë edhe ato kushtetuese, sikur që është presidenti i Republikës.
“Në versionin fillestar, platforma i referohej në Pikën 5 ‘Parimeve të Republikës së Kosovës’, kurse në versionin përfundimtar platforma përcakton Parime në formë të ngushtuar vetëm për ‘Delegacionin Shtetëror’. Një fakt i tillë ka relevancë të shtuar, sepse të jep përshtypjen që për qëllim ka që të lirojë presidentin e Republikës nga përcaktimet e parimeve të kësaj platforme”, thuhet më tej në komunikatë.
GLPS kërkon nga krerët e shtetit dhe Kuvendit të ndryshoj Pikën 5 në mënyrë të tillë që të përfshijë aty çdo institucion kushtetues, dhe ta shndërrojë platformën në një pozicion të Republikës e jo thjeshtë të delegacionit.
Defekti i tretë i platformës për dialogun, sipas GLPS-së, është se ajo nuk përcakton mekanizmin e formësimit të pajtueshmërisë së zgjeruar për përcaktimin e pozicionit negociues të Republikës së Kosovës në dialogun për marrëveshjen përfundimtare.
GLPS konstaton se platforma nuk përmban asnjë provizion që përcakton nevojën që ajo të miratohet me një shumicë të kualifikuar në Kuvend prej 2/3, dhe që përmes një vendimi të tillë Kuvendi të vendosë mbi formulën e përfaqësimit të Kosovës në këtë proces.
Një platformë që nuk përcakton këtë qëllim në terma substancial, nuk kontribuon në insistimin për një pajtueshmëri të gjerë, andaj GLPS u kërkon deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të përfshijnë këto ndryshime me rastin e miratimit të platformës në Kuvend, dhe të ofrojnë transparencë në këtë proces.
Ndryshe, GLPS ka bërë të ditur se do të nxjerrë së shpejti një studim që analizon platformën për dialogun me Serbinë në mënyrë më të detajuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova