Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020 në shkollat fillore dhe të mesme, Policia e Kosovës uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor, si dhe me këtë rast u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtohet shoferëve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas, thuhet në komunikatë.
Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Në ato pjesë të rrugës ku nuk ka trotuare, këmbësori duhet lëvizë pran skajit të rrugës në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes, të mos bartin kufje në vesh dhe të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes.
“Duke pas parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror kur mbizotërojnë temperaturat e ulëta të cilat mund të përcjellën me reshje bore dhe ngrica në rrugë, rrjedhimisht këta faktor kanë ndikim në shtimin e aksidenteve dhe vështirësive në qarkullim. Për siguri të fëmijëve udhëzohen prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre të vegjël nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas si dhe të kenë kujdes që veshja e fëmijëve të jetë e përshtatshme për këtë sezon dhe të përmbajë materiale reflektuese për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thekson Policia e Kosovës.
Në rast se transporti i nxënësve bëhet me automjete, të mos pengohet qarkullimi i trafikut me ndalje të parregullta në rrugë apo në hyrje-dalje të shkollave, por t’i shfrytëzojnë hapësirat e përshtatshme apo ndonjë vend parkim në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës paralajmëron masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut dhe me veprime të tilla i rrezikojnë pjesëmarrësit apo e pengojnë qarkullimin e trafikut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren