LAJMI I FUNDIT:

Gjysma në Froyo

Gjysma në Froyo

Gjysma e pronarëve të telefonave të mençur me sistemin operativ Android tani përdorin versionin 2.2, tregojnë rezultatet e Android Developers.

Sipas informatave në blogun Android Developers, gjysma e përdoruesve të pajisjeve të bazuara në Android shfrytëzojnë versionin e softuerit Android 2.2. Numër i madh i versioneve të mëhershme të Android dhe lansimi më i rrallë i përditësimeve ka bërë që prodhuesit e pajisjeve ta pranojnë diç më ngadalshëm versionet e reja.

Froyo tani përdoret nga 51.8 për qind e përdoruesve, derisa i fundit Android 2.3 (Gingerbread) ka pjesëmarrje prej vetëm 0.4 për qind. Kjo e fundit nuk është për t’u çuditur pasi që Gingerbread është paraqitur vetëm pak kohë më parë dhe gjendet vetëm në një pajisje – atë Samsung Nexus S.

Numër i madh i përdoruesve ende janë në Android 2.1 (35.2 për qind), derisa pjesëmarrjet e Android 1.6 e 1.5 është përherë më i vogël 7. 9 e 4.7 për qind. /Telegrafi/