LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi i Tamarës i cili qëlloi ish-ministrin Todorov, është dënuar me 2 vite burg me kusht

Gjyshi i Tamarës i cili qëlloi ish-ministrin Todorov, është dënuar me 2 vite burg me kusht

Gjyshi i Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili qëlloi me armë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ka pranuar se në mënyrë joligjore ka poseduar armën me të cilën ka gjuajtur.

Për këtë vepër ai ka marrë dënim 2 vite burg me kusht, nëse në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stojanovski nuk pranoi akuzat për veprën “tentim vrasje” dhe për këtë lëndë ka filluar proces gjyqësor i veçantë.


Avokatja e Stojanovskit, Pavlina Zefiq, tha se gjyshi i Tamarës nuk ka pasur qëllim të gjuajë në drejtim të ish-ministrit, por ai ka dashur të shfrytëzojë ngjarjen e pranim-dorëzimit të postit të minstrit të Shëndetësisë, në të cilën e ka ditur se do të jenë të pranishme mediumet dhe të dërgojë mesazh deri tek pushteti që të sigurojnë kushte më të mira për kurimin e fëmijëve të sëmurë.

Sipas avokates, ata në procesin gjyqësor do të mundohen të tregojnë se gjuajtja me armë është kryer në momentin kur disa nga të pranishmit kanë tentuar që Stojanovskit t’ia marrin armën.

Seanca e radhës është caktuar për më 18 prill, kur duhet të dëshmojnë edhe babai dhe kushëriri i Todorovit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori