Gjyshi i vetmuar fliste vetë me veti, herë në heshtje, e herë krejt me zë. Fitohej përshtypja se ky njeri ka rrjedhur nga mendja. Më nuk e kishte afër askënd. Ëndrrat e tij mbaruan, atë ditë kur iku edhe familja e fundit nga fshati Zezë. Megjithëse fëmijët e tij kishin ikur më herët, zbrazësinë deri diku ia plotësonin fqinjët tjerë, që kishin mbetur, por edhe ata lakmuan ikjen dhe kështu, një ditë, fshati mbeti pa frymë njeriu! Vdiq! Nëse vdes fshati, edhe qyteti nuk e ka larg vdekjen, more dai.
Plaku, më zë u fliste fëmijëve, të ikur:
“Prita të mësojë të shkruaj shqip në pleqëri, por ju nuk patet durim për këtë”, i thoshte plaku vetës në vetmi. “Gjatë gjithë jetës kam ëndërruar shkronjat shqip. Mësova nga shokët Alfabetin cirilik pa shkuar fare në shkollë, por shkronjat shqipe kishin domethënie tjetër për mua. Këto fjali dikujt i dukën si një ëndërr pa kuptim, por ashtu ndodhi. Lakmoja Ziun që vijonte mësimin në shkollën fillore që u hap gjatë pushtimit të dytë serb. Pakkush qe përfshirë në atë shkollë fillore katërklasëshe, në gjuhën e pushtuesit. Nuk e shpjegoj dot si lakmoja Ziun, që e dërguan me zor në shkollë. Me ditë të tëra, ai qau me lot, por dikur nuk kishte nevojë ta përcillte babai i tij deri në shkollë. Ishte mjaftë i rritur, por i frikohej udhëtimit nëpër mal. Me muaj e shoqëroi i ati deri në shkollë. Isha më i rritur se ai, dhe shumë herë e shoqëroja edhe unë deri afër shkollës. Megjithëse mësonte alfabetin cirilik, kisha dëshirë të shoh si duken ato shkronja. Sa herë kthehej nga mësimi, dilja larg në rrugë për ta pritur. Kur ishte moti i mirë, uleshim diku nën hije së bashku dhe kërkoja nga ai të më tregonte fletoren me shkronjat, që mësonte çdo ditë. Ziu nuk tregonte aq interesim për të mësuar, por shkruante shumë bukur. Ato vija të lakuara me kujdes, dëshiroja t’i mësoja edhe unë. Gjithë këto ndeja rrugës, askush nuk i kuptonte seriozisht. Një ditë provova të shkruaj emrin tim me ato shkronja që kisha mbajtur mend. Ziun e kisha kontrollues. U befasova edhe vet se si dukej emri im me shkronja të huaja. Gjithnjë në mendje kisha alfabetin shqip. Rinia jonë ishte pa rini. Edhe ëndrrat i kemi pasur ndryshe. Më vonë iku pushtuesi serb. Erdhi pushtuesi italian. Edhe këta hapen shkolla, por tashmë isha i martuar. Ëndrrat për shkollim ishin shuar gjatë pushtimit. Në shkollën që u hap, erdhën mësues shqiptar. Mësimi po zhvillohej shqip. Gjatë tre vjetëve, edhe Ziu u bë mësues pasi kishte dy vjet shkollë me alfabet cirilik, por ai jepte lëndë tjetër, jo gjuhën shqipe. Për të kompletuar kuadrin arsimor ishte vështirë, pasi kishte pak njerëz të shkolluar. Ziu, për tri vjet, përparoi duke ndjekur kurse mësuesie pas orëve të mësimit. Erdhi edhe pushtuesi gjerman, por shkolla vazhdoi punën vetëm edhe një vjet”.
More dai, nuk kishim asnjë mësues kur filluam ndërtimin e shkollës, më shpresë se do t’i gjejmë edhe ata. Mëma Shqipëri dërgoi shumë mësues, aq sa pati mundësi. Mësuesi Vasil Vasili erdhi në Zezë nga Gjirokastra. Ai erdhi për t’ua mësuar shkronjat fëmijëve tanë. Ai erdhi me të shoqen. Duhej edhe konak për të. Ne vepruam sipas zakonit, sikur për mikun më të mirë e më të dashur. Ai në fillim na kurseu nga këshillat për shkollimin e vajzave. Sigurisht i kishin thënë, që këtu në Zezë, të mos flasë për shkollimin e femrave. U durua pak ditë mësuesi dhe vetëm priti rastin më të mirë. Për programin festiv të ditës së shkollës, duhej të kishte edhe femra. Po, ai kishte qenë i përgatitur për çdo situatë me të cilën mund të ballafaqohej në një fshat sikur yni. Krijuam të gjitha kushtet për jetë dhe punë të mësuesit. Gëzimi shtohej përditë. Duheshin më shumë mësues. Pas Vasilit, erdhi mësuesi Ramiz nga Gjakova. Dy mësues në Zezë punonin me dyqind vogëlushë, në dy ndërrime, paradite e pasdite. Për çdo vit shtohej numri i nxënësve dhe mësuesve. Për pak vjet, shkolla kishte mbi njëmijë nxënës të rregullt.
Hë, mor dai, kush mund të thotë se sot aty nuk ka asnjë nxënës? Kush mund të thotë se aty para pak vitesh vlonte oborri i shkollës nga nxënësit.
Përfundoi edhe Lufta e Dytë botërore. Pushtues pas pushtuesi, erdhi edhe çlirimi tjetër. I thuhej çlirim dhe ashtu festohej për çdo vit. Shkollat u hapen për të gjithë. Të mësuar me ndërrimin e pushtuesve, shumë nga ne mendonim se pushtimi nuk ka përfunduar akoma. Kur na ftuan të punojmë për ndërtimin e shkollës së re, disa nga ne u gëzuam shumë, por pati edhe kundërshtime. Dikush thoshte; nuk na duhet shkolla fare. Shkolla e zhdukë fenë. Femrat nuk duhet ta shohin me sy shkollën, etj. dëgjoja lloj-lloj fjalësh të zeza të zijoshëve për shkollën, por unë kisha ëndrra të bukura, dhe isha i bindur se, një ditë do të shkruaj shqip.
Kujtimet rrjedhin lumë, por shumë herë humbin rrugën nëpër kohë. Edhe kronika e shkruar e kujtimeve, nuk përputhet me datat e ngjarjeve.
Tinëz, pata provuar të shkruaj edhe ndonjë varg dashurie me alfabet cirilik. Me dukej sikur nuk po tingëllon shqip. Me dukej sikur po dëgjoj zhurma të pakuptimta në vesh. Ëndërroja të mësojë të shkruaj shqip, qoftë edhe kur të plakëm. Ashtu jetova derisa u rriten dhe u shkolluan fëmijët. Duke pritur të më mësojnë shqip, së paku para vdekjes, ata ikën.
Kurrë nuk e harrova programin e parë muzikor për ditën e shkollës, që kishin përgatitur mësuesit me nxënës. Shkolla kishte emër kuptimplotë. Vetë fjala tingëllonte bukur dhe ashtu u bë simbol përparimi. Mjaftonte t’i thuash dikujt, të pres të shkolla, apo shko te shkolla. Ndërtuam pastaj edhe Shtëpisë së Kulturës. Nuk kemi pritur as të na thërras dikush. Kishim bërë përvojë të mirë gjatë ndërtimit të shkollës. Mësuesit zgjidhnin talentet e lindur për muzikë apo shfaqje. Talentet i ftonin pasdite për ushtrime. Muzika dhe kënga në një klasë, dëgjohej deri në orët e vona. Ndërtimi i shtëpisë së kulturës zgjati dy vjet. Mezi prisnim që të shohim edhe programin e parë artistik të përgatitur nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës sonë.
Nuk e paramendoj dot shkollën e rrënuar paralel me shtëpinë e kulturës. Përditë numëroj sa mësues e profesor, inxhinier e ekonomist, agronom e arkitekt kanë mësuar shkronjat e para këtu në këtë shkollë. Sa mjekët filluan mësimin këtu e pastaj vazhduan studimet në qytet.
Katër shitore dhe dy gjellëtore private punonin aty afër. Furra e bukës, punon që nga pushtimi osman. Për gjithçka krijuam kushte pune e jete. Atëherë punohej gjashtë ditë në javë. Më kalimin e kohës garat sportive u bën traditë. Çdo vit organizohej edhe orë e madhe letrare në të cilën, krahas nxënësve, merrnin pjesë edhe shkrimtar me emër nga tërë vendi. Një ditë në Zezë pati xhirim publik për televizion. Gjithë fshati me rrethinë festoi tërë ditën, deri natën vonë.
Shtëpia nuk rrënohet sa të ketë njerëz të gjallë brenda, thotë një gojëdhënë e moçme.
Pasi iku nxënësi i fundit, iku edhe mësuesi i fundit. Paralel me mbylljen e shkollës, u mbyllen edhe shitoret e gjellëtoret. U shuan shumë vende pune. Më nuk ka as kush ëndërron. Me ikjen e njerëzve, shuhen edhe ëndrrat, ore dai. Me vite heshti shkolla pa nxënës e pa mësues. Po kush të kujdesej tutje për shkollën, kur në Zezë, më nuk ka njerëz, përveç disa pleqve.
Një ditë derisa shëtisja vetëm në oborr, dëgjova një krismë e madhe. Pluhuri u ngrit lartë dhe shihej mbi kodrën, e cila mbulon pamjen e shkollës andej nga shtëpia jonë. Do të jetë rrënuar shkolla mendova me veti, por nuk besoja. Të nesërmen mora kërrabat dhe shkova deri lartë mbi kodër. Pashë shkollën pa pullaz. Rrënimi i shkollës më goditi si rrufeja. Katër kilometra larg u dëgjua gjëmimi. Shkolla lëshoi zërin e saj të fundit herë. (sic.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale