LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi i 3 vjeçarit të rrahur: Nuk deshëm të bënim drejtësinë vetë

Gjyshi i 3 vjeçarit të rrahur: Nuk deshëm të bënim drejtësinë vetë

Pas ngjarjes së rënd ku u rrah 3 vjeçari nga drejtoresha e një kopshti në Tiranë ka folur gjyshi i fëmijës Pashk Alia, ku ka treguar se familja është në stres të madh.

“Jemi duke kaluar një stres të madh. Është mëkat të shohësh lotët e fëmijës në atë formë. Ishte një dhunë kafshërore dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar, pasi do dilja nga vetja. Sot na thirri Ministria dhe kemi besim për angazhimin e saj. Ajo na garantoi se në bashkëpunim me institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrinë së Mirëqenies Sociale do na japin kujdesin mjekësor e social të nevojshëm për djaloshin. Ne si familje jemi mësuar ta respektojmë ligjin dhe ta zbatojmë atë. Ne e duam shtetin ligjor dhe besojmë në të. Jemi mësuar t’i bëjmë gjërat sipas rregullave dhe ne besuam tek ai kopsht”, tha Alia.

“Na thanë fjalë të mira. Uroj të mos ketë lidhje të shkurtra, dhe përgjegjësit t’i shmangen drejtësisë. Por kam besim se çështja është aq e madhe sa do jetë e vështirë të ketë lëvizje qe ta çojnë mbrapsht këtë proces ligjor. Uroj që gjërat të bëhen sipas ligjit dhe të vendoset çdo gjë sipas ligjit. Ne nuk deshëm të bënim drejtësi vetë, por emocionet që na përshkruan kur pamë videon ishin shumë të forta”.


“Duhet kuptuar që djali është shumë i vogël dhe ta rrahësh ashtu, sikur e pamë. Ne do mirëkuptonim një shuplakë të vogël duarve, por jo në atë formë kafshërore. Ajo është një dhunë. Uroj dhe njëherë që Ministria e Arsimit, të na mbështesë në formë institucionale. Ministria e Shëndetësisë na ka mbështetur për grupi institucional për kurimin mjekësor psikologjik. Por kemi besim te Ministria e Arsimit”, tha ai. /360gradë.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori