Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë drejtuar një ndeshje interesante evropiane të dielën.

Ata ishin të deleguar në takimin Dukla Praha – Drammen, që u luajt në Pragë të Çekisë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të tretë të Kupës Evropiane.


Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 29-28 në të mirë të Drammenit.

Me rezultat të njëjtë Dukla e kishte fituar ndeshjen e parë në Norvegji.

Kështu u ekzekutuan penalltitë, ndërsa fitore me rezultat të përgjithshëm 33-30 shënoi Drammeni.

telegrafi sport app