Gjyqtarët kosovarë do të vazhdojnë të ndajnë drejtësinë në arenën evropiane.

Edhe këtë javë në Ligën e Konferencës do të ketë gjyqtarë nga Kosova që do ta ndajnë drejtësinë.


Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për ndeshjet e rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

285910787 10223787143080945 6922955748225576115 n

Kësisoj gjyqtari Genc Nuza, së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha do të udhëtojnë drejt Sllovakisë.

Në ndeshjen Ruzomberok - Riga, Nuza së bashku me ndihmësit e tij do ta ndajnë drejtësinë.

Ndërkohë gjyqtari i katërt për këtë sfidë do të jetë vushtrriasi Dardan Çaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app