LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi për rastin e Almir Aliut nuk po përfundon ende (Video)

Gjyqi për rastin e Almir Aliut nuk po përfundon ende (Video)

Ende nuk ka përfunduar ekspertiza neuropsikiatrike e të akuzuarit Boban Iliç nga Kumanova, i cili akuzohet për mbytjen e 4 vjeçarit, Almir Aliu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga Klinika neuropsikiatria për Alsat-M bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë kohë të caktuar për përfundimin e ekspertizës dhe se e gjithë kjo varet nga puna e mjekut. Në Opinion dyshohet se mund të manipulohet procesi në fjalë.

Megjithatë eksperti i kësaj lëmie, Sashko Dukoski thotë se ”Nuk mundet që atyer personave t’u thuhet mu bë terr para syve ose më pengoi drita dhe me këtë të arsyetoni vrasjen duke i gënjyer ato se nuk keni qenë në gjendje normale. Kjo nuk ka sens. ekspertiza bëhet në mënyrë ekipore dhe nëse pas kësaj prokurori nuk është i kënaqur është e hapur mundësia e ”superhetimit” i cili zakonisht bëhet nga bordi medicinal, në të cilin bëjnë pjesë rreth 15 mjek.”


Përndryshe, procesi për Almir Aliun zvarritet që nga 25 qershori./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PCCc0qrkD38