LAJMI I FUNDIT:

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi nga: Nikos Gatsos
Përktheu: Lefter Shomo

Çapnënëria, nazet gjynah
Shtatin që paske bukurosh
Burrë dy metra si një azgan
Bëhesh për një puthje lypsar.

Ti një grua ta mori mendjen
Të bën gjithnjë të lotosh
Ik prej saj, gjej gra të tjera
Të shumta të dashurosh.


Ti një grua ta mori mendjen
Dhe nuk të hedh një vështrim
Me ty qeshin tani të gjithë
Dhe burrat e gjitonisë.

Pak egoizëm, pakëz të gjesh
S’të ka mbetur tru bukurosh
Nëse s’të do, aherë bëj kthesë
S’ka për të humbur kjo botë.