Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Prizren, Millosh Pleskoviq.
Pleskoviq po akuzohet se gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.
Dëshmitari Parim Elshani ka treguar para gjykatës momentin kur kanë qenë në mal për t’i tërhequr trupat.
Ai ka thënë se ka marrë pjesë në procesin kur kufomat janë dërguar nga mali në spital e më pastaj nga spitali janë dërguar në varreza për tu varrosur.
I njëjti ka rrëfyer për gjendjen e kufomave që i kishin gjetur, duke theksuar se viktimave u mungonin pjesë të trupit.
“Kur kemi mbrri aty, aty dy bineqt kanë qenë kështu të shtrimë, a miki jem, F., ka qenë i shtrimë përmbi ta, ai kreun e ka pas të këputun, a ky djali e ka pas kamën e këputne”, ka deklaruar dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, në seancën e sotme është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Shala.
I njëjti, ka treguar se si kishte vendosur të nisej për në vendin ku kishte dëgjuar krismat dhe ku ishin trupat e viktimave.
“Baba i bineqve qetyne dy vllaznive o kon shume i qëndrueshëm, ai neve gajret na jepke dhe na atina, edhe i dolen lotet, dhe ne qatë moment edhe une u keqesova dhe thash do të shkoj atje ku i kam dëgju krismat”, ka shtuar mes tjerash dëshmitari.
I njëjti ka deklaruar se kur kishte shkuar i kishte gjetur trupat, duke e identifikuar fillimisht një shuplakë të dorës.
Tutje, dëshminë e tij e ka dhënë edhe dëshmitari Sherif Xhaferi, i cili ka treguar për momentin kur kishte parë kufomat.
Ai ka deklaruar se i kishte parë tre viktimat të vrarë dhe se kishte shkuar e i kishte treguar vëllait tjetër të viktimave, tashmë i ndjerë, B.D dhe e ka lajmëruar për ngjarjen.
Për sa i përket gjendjes së trupave dëshmitari ka thënë se herën e parë vetëm i ka parë, pra nuk i ka prekur, ndërsa kur kishin shkuar herën e dytë për t’i marrë, trupat ishin në gjendje shumë të keqe.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.
Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.
Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.
Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.
Andaj, për këto veprime Pleskoviq po ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Sekretari britanik Lammy: Mbretëria e Bashkuar udhëheq këtë vit Procesin e Berlinit, duam të shohim normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Nuk zbatuan urdhrat e policit, gjatë largimit me veturë i shkaktuan edhe lëndime trupore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje