Dëshmitari Pajtim Tërstena ka deklaruar se fillimisht i akuzuari Artan Ramadani e kishte armën në dorë, pastaj i akuzuari Albert Ramadani ia kishte marrë atë nga dora.
Këtë deklarim, dëshmitari Tërstena e bëri në seancën e së mërkurës në rigjykimin për vrasjen shkaku i borxhit në Ferizaj, pasi u pyet nga avokati Ymer Huruglica se a është i vërtetë deklarimi i tij se në rikonstruim të vendit të ngjarjes fillimisht Artani e kishte armën në dorë pastaj Alberti ia kishte marrë nga dora.
Në këtë çështje, për vrasjen e Besart Hasanit po akuzohet Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahjen, e cila i kishte paraprirë vrasjes po akuzohen Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi. Ky i fundit po akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë, kishte qenë edhe shkak i vrasjes.
Dëshmitari Tërstena, i cili ishte propozuar në seancën e kaluar nga avokati Huruglica që të dëgjohet sërish në këtë rigjykim, deklaroi se mbetet në tërësi pranë të gjitha deklaratave të tij të dhëna deri tani.
Avokati Huruglica e ka pyetur se në ditën kritike kur Alberti kishte ardhë tek lokali, kush ka qenë i pranishëm, e dëshmitari tha se me sa i kujtohet aty kishte qenë Fadili.
“Nuk më kujtohet a janë ardhë bashkë a veç e veç, ora saktë kur ka ardhë Alberti nuk më kujtohet, aty ka qenë Fadili me sa e mbaj mend”, tha dëshmitari Tërstena, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, i pyetur se pasi ishte larguar Besarti jashtë, a kishte qenë prezent Bekim Salihu në lokal, dëshmitari Tërstena tha se Bekimi kishte qenë jashtë lokalit dhe se nuk ishte brenda.
Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjoheshin dëshmitarët Gafurr Statovci dhe Bekim Salihu, mirëpo të njëjtit kanë munguar.
Kryetari i trupit gjykues, Mustaf Tahiri ka njoftuar se të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar.
Lidhur me dëshmitarin Salihu, gjykatësi Tahiri tha se nga fletëkthesat e kthyera është konstatuar se i njëjti ka refuzuar ta pranojë ftesën dhe ta nënshkruajë, ndërsa për dëshmitarin Statovci tha se në fletkthesë shkruan se i njëjti gjendet jashtë vendit.
Në mungesë të kushteve ligjore për vazhdimin e seancës, gjyqtari Tahiri mori vendim që dëshmitari Bekim Salihu të sjellet me shoqërim për seancën e radhës.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 25 shkurt 2022.
Ndryshe, gjykimi i të akuzuarve ka filluar pasi Gjykata e Apelit më 14 korrik 2021 e kishte kthyer në rigjykim rastin ku Albert Ramadani, ishte dënuar nga shkalla e parë, me 16 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Mustafë Tahiri, i akuzuari Albert Ramadani u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse me 1 vit e gjashtë muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj të njëjtit ishte shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej 16 vjet burgim.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Fadil dhe Artan Ramadani janë dënuar me dy vite burgim, ndërsa Argjend Ramadani me 1 vit e tetë muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 190, par.2 të KPRK-së.
Kurse, i akuzuari Driton Krasniqi për pikën I të aktakuzës u dënua tre vite e gjashtë muaj burgim dhe 2 mijë e 500 euro, ndërsa për pikën II të aktakuzës me një vit e gjashtë muaj burgim. Ndaj të njëjtit ishte shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj burgim dhe 2 mijë e 500 euro gjobë.
Sipas këtij aktgjykimi, kontrata e shitblerjes së veturës ishte anuluar, ndërsa i akuzuari Artan Ramadani ishte obliguar t’i paguajë shumën prej 4 mijë euro Driton Krasniqit, ndërsa vetura BMW X5 do i kthehej Artan Ramadanit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 tetor 2018 nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Ramadani akuzohet se më 28 shkurt 2018, në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë, përballë kafenesë “Aniki” në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Besart Hasani, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumën prej 60 mijë euro, lidhur me një veturë të markës “BMW X5”.
Në aktakuzë thuhet se atë veturë Artan Ramadani ia kishte shitur Driton Krasniqit, me ndërmjetësimin e tani të ndjerit Hasani, e të cilin borxh Dritoni sipas marrëveshjes është dashur ta paguajë deri më 28 shkurt 2018, mirëpo i akuzuari Artan Ramadani së bashku me axhën e tij dhe dajën Gafurr kishin shkuar në Prishtinë për t’ia kërkuar borxhin, ndërsa Dritoni iu kishte thënë se do të vinte në Ferizaj dhe se e paguan borxhin.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Dritoni dhe tani i ndjeri Hasani kishin ardhur rreth orës 18:00, me ç’rast Dritoni u kishte thënë “ju ma keni shqetësuar familjen që keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu që të pandehurit ishin revoltuar dhe kishte filluar fyerja reciproke mes tyre.
Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Fadil e kishte nxjerrë jashtë tani të ndjerin Besart për ta qetësuar situatën, mirëpo Besarti e kishte goditur me kokë atë në pjesën e hundës dhe e kishte rrëzuar për tokë.
Pas kësaj, sipas prokurorisë kishin dalë edhe të pandehurit Albert, Artan dhe Argjend Ramadani dhe kishte filluar rrahja para lokalit, ndërsa i ndjeri Hasani kishte filluar të ikë në anën e kundërt të magjistrales, kurse të pandehurit kishin vrapuar pas tij.
Me këtë rast, thuhet se i akuzuari Albert kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, kurse i ndjeri ishte rrëzuar dhe në gjendje të shtrirë, të akuzuarit e kishin goditur me shqelma në të gjithë pjesët e trupit, ku si pasojë e gjakderdhjes kishte ndërruar jetë në vend të ngjarjes.
Me këtë, Albert Ramadani akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179, par.1 nënpar.1.4 të KPRKS-së si dhe për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Kurse, Driton Krasniqi, Artan, Fadil dhe Argjend Ramadani, akuzohen se më 28 shkurt 2018 orës 18:25 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, përballë kafenesë “Aniki” në Ferizaj, kanë marrë pjesë në rrahjen në të cilën ishte privuar nga jeta i ndjeri Besart Hasani.
Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190, par.2 të KPRK-së.
Driton Krasniqi, akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335, par.5 të KPRK-së, sepse sipas aktakuzës, më 13 janar 2018, në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kishte mashtruar pronarin e autosallonit “Aldioni”, Artan Ramadanin, në atë mënyrë që sipas aktakuzës, kishte lidhur kontratë për blerjen e automjetit “BMW X5 30 xDrive”, për çmimin 64 mijë euro, me ç’rast kishte paguar 4 mijë euro, kurse shumën tjetër ishte dashur ta paguajë më 28 shkurt 2018, mirëpo i pandehuri Krasniqi veturën e kishte shitur, kurse paratë nuk ia kishte paguar në afatin e caktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova