LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi në rastin “Fondi 3%”, eksperti financiar thotë se 54 mijë euro nuk dihet se në çfarë destinimi janë shpenzuar

Gjykimi në rastin “Fondi 3%”, eksperti financiar thotë se 54 mijë euro nuk dihet se në çfarë destinimi janë shpenzuar

Eksperti financiar nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të  Policës së Kosovës, Bujar Qorrolli, ka thënë se në bazë të raportit të tij, mjetet financiare në vlerë prej 154 mijë e 132 euro e 47 centë, nuk dihet se në çfarë destinimi janë shpenzuar.

Këtë deklarim, eksperti Qorrolli e ka dhënë në seancën e së mërkurës në rigjykimin për rastin e njohur si “Fondi 3%”.

Në këtë rast, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit”.


“Në bazë të raportit tim dhe dokumentacionit që është shqyrtuar, mjetet financiare në vlerë prej 154 mijë e 132 euro e 47 centë janë mjete të cilat nuk dihet se në çfarë destinimi janë shpenzuar, për shkak se për këtë vlerë financiare nuk ka pasur dokument që e arsyeton destinimin e shpenzimeve, andaj kemi konstatuar se këto mjete janë mjete janë shpenzuar në burim të panjohur”, ka thënë Qorrolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky konstatim i cekur në këtë raport përfshin periudhën 2006 -2015, sepse sipas tij ashtu kishte kërkuar prokurori me aktvendimin për caktimin e ekspertit.

Kjo mungesë sipas ekspertit ishte konstatuar duke u marrë për bazë llogaritë bankare, ditarët e arkës dhe dokumentacioni lidhur me shpenzimet operative.

Fillimisht, eksperti Qorrolli deklaroi se qëndron pranë konstatimit të tij në raportin e ekspertizës financiare dhe deklarimeve të dhëna më parë në këtë çështje penale.

I njëjti ka thënë se më 16 maj 2016, kishte pranuar edhe disa dokumente që sipas tij ishin statusi i OJQ UFORK, raportet e shpenzimeve si lista e pagave për vitin 2011, deklaratat e palëve në procedurë dhe autorizimet lidhur me përdorimin e tre automjeteve, llogaritë bankare të OJQ UFORK-ut për periudhën 2003 deri më 20 mars 2012.

Kurse, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit së të akuzuarit Osmani, avokatit Florent Latifaj, eksperti Qorrolli deklaroi se nuk e kishte pasur të gjithë dokumentacionin e kompletuar, pra sipas tij nuk kishte pasur ditarët e arkës për vitet 2006-2007.

“Jo nuk kam pasur ditarin e arkës për vitin 2006-2007, por për këto dy vite kam pasur raportet lidhur me shpenzimet operative të cilave iu kam referuar edhe më herët, si dhe disa shpenzime në emër të pagave të cilat shpenzime janë marrë në bazë të deklaratave qe janë deklaruar palët në procedurë”, tha eksperti Qorrolli.

Tutje, sipas Qorrollit lidhur me shpenzimin e pagave, deklaratë ka dhënë i akuzuari Osmani, i akuzuari Gashi si dhe punëtorët tjerë që kanë punuar në OJQ UFORK.

Në bazë të këtyre deklaratave, eksperti ka thënë se shpenzimet vjetore në emër të pagave për vitin 2006 ai kishte kalkuluar shumën 9 mijë e 20 euro.

Ndërsa, për vitin 2007 në emër të shpenzimeve të pagave eksperti deklaroi se kishte kalkuluar shumën 5 mijë e 20 euro.

“Në deklaratën e Atdhe Gashit në të cilën deklaratë është cekur se zyrat e OJQ UFORK, janë thyer dy herë radhazi dhe mungon dokumentacioni, prokurori i lëndës ka kërkuar nga unë që çdo deklarim që është dhënë nga palët në procedurë lidhur me shpenzimet e pagave, prokurori ka kërku që t’i pranohet për shkak të mungesës së dokumentacionit”, tha Qorrolli.

Duke u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit Osmani, eksperti Qorolli ka thënë se nuk i ka poseduar vendimet e kryetarit të këshillit drejtues Bujar Bukoshit, që sipas Osmanit të hyrat në llogarinë e tij dy herë nga 1 mijë euro, ishin bërë në emër të tij si përcjellës në spital për ish- kryetarin e Komunës së Istogut, Fadil Feratin dhe vlerën tjetër 1 mijë euro për blerjen e një laptopi.

“Jo nuk e kam pasur këtë vendim sikur t’i kisha pas do t’i kisha evidentuar në raport lidhur me arsyetimin e mjeteve”, u përgjigj eksperti.

Eksperti Qorrolli tutje ka deklaruar se në bazë të llogarisë bankare të OJQ UFORK dhe ditarëve të arkës, qarkullimi financiar ka ndodhur prej 1 janar 2006 deri me 30 mars 2012, ndërsa në bazë të raporteve lidhur me shpenzimet operative të cilat ai tha se i kishte pranuar nga prokuroi i çështjes, sipas tij OJQ UFORK ka krijuar dhe ka paguar shpenzime operative edhe pas muajit mars 2012 deri në vitin 2015.

Për mënyrën se si është bërë pagesa e këtyre obligimeve për periudhën 2012-2015, ai tha se nuk mund të deklarohet pasi që i njëjti shtoi se i është referuar raportit të operatorëve lidhur me shpenzimet operative të krijuara nga OJQ UFORK.

Vlera prej 4 mijë e 660 euro e 4 centë, sipas ekspertit Qorrolli, i takon shpenzimeve operative të krijuara në emër të shpenzimeve të thirrjes telefonike në PTK Vala, IPKO dhe kompania KEDS, për të cilat nga raportet e lëshuar nga këta operatorë nuk ceket se kush ka qenë pronar.

“Në bazë të raporteve të pranuara nga prokurori, e të cilat raporte janë lëshuar nga Vala 900, operatori IPKO dhe kompania KEDS, nuk ceket se kush është pronar”, tha Qorrolli.

Qorrolli deklaroi se po t’i kishte pasur të gjitha dokumentacionet për vitet 2006-2007 do të ishin sqaruar më saktë shpenzimet.

“Po, është e saktë që jam deklaruar kështu, kësaj përgjigje i jam referuar raportit të ekspertit të pavarur, në të cilin raport të ekspertit të pavarur kam parë se janë të evidentuar ditarët e arkës për vitin 2006-2007, prej të cilëve ditarë të arkës eksperti i pavarur kishte identifikuara disa shpenzime më të larta se në raportin tim”, tha eksperti.

Ai thotë se në raportin e tij ka konstatuar se OJQ UFORK ka pasur shpenzime në vlerë 21 mijë e 978 euro e 35 centë.

“Duke marrë për bazë ditarët e arkës të vitit 2006-2007 në raportin e ekspertit të pavarur, eksperti i pavarur për vitin 2006 ka konstatuar se të gjitha shpenzimet operative duke përfshirë edhe pagat janë  82 mijë e 195 euro e 11 centë, ndërsa unë gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të pranuar nga prokurori për këtë vit kam konstatuar se OJQ UFORK ka pas shpenzime operative në vlerë prej 21 mijë e 978 euro e 35 centë, diferenca është 60 mijë e 216 euro e 76 centë”, tha Qorrolli.

Po ashtu, në bazë të raportit të ekspertit të pavarur dhe ditarit të arkës, sipas Qorrollit eksperti i pavarur ka konstatuar se për vitin 2007 OJQ UFROK gjithsej shpenzime i ka pasur 104 mijë e 865 euro e 7 centë.

“Ndërsa në bazë të dokumentacionit të pranuar nga unë prej prokurorit për vitin 2007 kam konstatuar se shpenzime operative kanë qenë gjithsej 12 mijë e 522 euro e 64 centë, diferenca në mes të raportit tim dhe ekspertit të pavarur është 92 mijë e 342 euro e 43 centë”, shtoi tutje eksperti Qorrolli.

Meqenëse ishte fundi i orarit të punës së gjykatës, seanca e radhës do të vazhdojë më 25 maj të këtij viti.

Ndryshe, në nëntor të 2020-ës, Osmani dhe Gashi ishin shpallur fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit”, për çka ishin dënuar me nga 3 vite burgim.

Mirëpo, më 15 shtator  2021, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim ku rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori