LAJMI I FUNDIT:

​Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat

​Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat

Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krimeve gjatë luftës në Kosovë, nuk pritet të prodhojë asnjë efekt juridik për të akuzuarit, por as drejtësi për viktimat. Kështu po vlerësojnë njohës të sistemit të drejtësisë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut. Ndërsa, Prokuroria Speciale tashmë ka ngritur dy aktakuza për gjykim në mungesë për krime lufte.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj konsideron se përkundër vështirësive që Prokuroria Speciale t’i sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve të luftës, edhe gjykimi në mungesë nuk do të sjellë drejtësi për viktimat.

Madje, Blakaj thotë se mos vuajtja e dënimit për të akuzuarit, do të sjellë zhgënjim për viktimat apo të afërmit e tyre.


“Prokuroria Speciale dhe Departamenti për Krime lufte nuk ka shumë zgjidhje për t’i proceduar të dyshuarit për krime lufte, meqenëse nuk ekziston ai bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë shumica dërrmuese e atyre që janë të dyshuar për krime lufte, nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë në Kosovë. Prandaj, prokuroria po tenton me tejkaluar këtë problem përmes ngritjes së aktakuzave në mungesë. Megjithatë, nuk mendoj që gjykimet në mungesë do të sjellin një kualitet të ri, respektivisht, do të sjellin drejtësi për viktimat. Sigurisht që disa procese do të përfundojnë, mirëpo gjithmonë mundësia që kur të arrestohen të dënuarit në gjykimin në mungesë, do të kenë të drejtën rishikim dhe një gjykim nga fillimi dhe nga ana tjetër edhe viktimat nuk mund të jenë plotësisht të kënaqura, pasi që edhe nëse gjykata konstaton se këta persona që kanë kryer ndaj tyre apo ndaj të afërmeve të tyre, nuk do e mbajnë burgun, ky është një zhgënjim tjetër”, thekson ai.

E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mendojnë se e gjykimi në mungesë po shfrytëzohet më shumë për shkaqe politike sesa për të prodhuar ndonjë efekt juridik.

Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala konsideron se ky lloj gjykimi nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për të akuzuarit, por edhe viktimat e krimeve të luftës në Kosovës.

Sipas tij, efekte nuk priten pasi Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën, sikurse në shumë aspekte, ashtu edhe në atë të drejtësisë.

“Do të ngritën ende aktakuza, mirëpo ato nuk do të prodhojnë asnjë efekt juridik, as për viktimat e as për ata, të cilët do të akuzohen apo në raste konkrete do të gjykohen para gjykatave në Kosovë. Kjo nuk ka ndonjë efekt juridik, i vetmi efekt është se ata persona nuk do të kenë guxim të vijnë në Kosovë. Pra, ata nuk do të vijnë në Kosovë, por efekte nuk do të ketë fare, sepse Serbia nuk bashkëpunon, nuk mund të provohen provat për të dënuar dikë dhe mendoj se kjo është më tepër dorë për nevoja dhe për shkaqe politike, sesa është nevojë për të siguruar drejtësi për viktimat. Kjo nuk do të prodhojë asnjë efekt për të akuzuarit, sikurse nuk do të ketë asnjë satisfaksion për viktimat, të cilat me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, shprehet Shala.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se gjykimi në mungesë ka aspekte pozitive në trajtimin e krimeve të luftës.

Ai thekson për KosovaPress se procedura e gjykimit në mungesë nuk mund të prodhojë efektivitet nëse dënimi i tyre fokusohet vetëm në këtë lloj gjykimi.

“Në rastin konkret mund të shihet edhe si një aspekt deri diku pozitiv në raport me rastet e krimeve të luftës, prapë se prapë gjykimi në mungesë në vetvete nuk garanton trajtim adekuat të këtyre rasteve. Ne deri më tani e kemi një aktakuzë, mirëpo janë dy çështje e para është se gjykimi në mungesë nuk është një procedurë lehtë e aplikueshme nga ana e institucioneve të drejtësisë, si dhe në anën tjetër nuk mund të llogarisim në efektivitet nëse luftimi i krimeve të luftës, përkatësisht dënimi i tyre fokusohet vetëm në gjykimin në mungesë“, thotë Shala.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. – të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë vitit 1999.

E përveç këtyre dy aktakuzave, udhëheqësja e departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari ka bërë të ditur se së shpejti do të ngritën edhe aktakuza të reja për gjykim në mungesë.

Sipas prokurores, Hajdari gjykimi në mungesë paraqet përmbushje të drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, pasi arrihet të dokumentohet krimi i kryer.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civil, dhunuar seksualisht 20 mijë gra e burra, ndërkaq ende mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur me forcë.

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori