Që nga viti 2019 në Kosovë është i lejuar gjykimi në mungesë për rastet e krimeve të luftës. Mirëpo, përkundër që ka rreth tri vjet që një proces i tillë është i mundur, në Kosovë nuk ka nisur akoma ndonjë gjykim i tillë. Masakra e fshatit Rezallë është një prej krimeve serbe, kryerësit e të cilës besohet se lehtë do të dënoheshin
Një dokument i siguruar nga RTV Dukagjini është vendim i Gjykatës së Qarkut të Serbisë, i cili sipas Shaban Deliut vërteton se në fshatin Rezallë forcat serbe kryen krime lufte.
Ai mban edhe vulën e Gjykatës, si dhe nënshkrimin e gjyqtarit.
“Në këtë dokument të cilin e posedojmë dhe e kam në dorë, është një dëshmi nga masakra e Rezallës ku faktikisht e pranojnë këta që në Rezallë kanë ndodhë vrasje, këta thojnë 35 persona, por këtu në fakt janë ekzekutuar 44 vetë. Dokumenti është i lëshuar nga Gjyakata e atëhershme e Serbisë, e cila ka qenë e instaluar në Mitrovicë dhe është nënshkrimi i gjyqtarit Nenad Rifunoviç,” ka thënë një banor i Rezallës, Shaban Deliu.
Një prej përgjegjësve për këto krime, Deliu thotë se është edhe një prej gjeneralëve të ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.
Ndaj tij, banorët e Rezallës kanë ngritur para disa viteve edhe një kallëzim penal.
Mirëpo, përkundër gjithë këtyre veprimeve ndaj Dikoviq dhe të tjerëve, akoma nuk ka nisur ndonjë proces gjyqësor.
Në Kosovë që nga viti 2019 lejohen gjykimet në mungesë.
Megjithatë, deri tash nuk ka nisur asnjë proces i tillë.
Ligjit në vitin 2021 i janë bërë disa plotësim-ndryshime të cilat i lehtësojnë gjykimet në mungesë.
“Tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për të bërë hetime dhe për të bërë gjykime në mungesë për të gjithë ata kriminelë që kanë bërë krime të luftës në Kosovë. Autoritetet e Kosovës, sistemi ynë i drejtësisë duhet që me prioritet t’i trajtoj këto raste, siç e thashë në fillim jo shumë për të shpaguar humbjet e mëdha në njerëz të familjarëve tanë, por për të dokumentuar dhe formalizuar përgjegjësinë e autoriteteve serbe”, ka thënë Adnan Rrustemi, Deputet i VV-së.
E kundër këtyre gjykimeve është Fondi për të Drejtën Humanitare.
Bekim Blakaj që drejton degën e Fondit në Kosovë thotë proceset e tilla është vështirë të mbahen në mënyrë të duhur.
“Në rend të parë sepse bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mirëpo çështja është edhe më e thëllë se kaq sepse ne mendojmë që ata që kanë kryer krime lufte duhet të gjykohen me prezencën e tyre dhe nëse iu dëshmohet fajësia duhet ta mbajnë burgimin, jo të dënohen dhe prapë të jenë të lirë”, Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.
Televizioni ka disa javë që ka dërguar kërkesë për të realizuar një intervistë me prokuroren Drita Hajdari e cila është koordinatore e prokurorëve që hetojnë krimet e luftës.
Mirëpo, Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur.
Shaban Deliu për 21 vite e kishte babanë e zhdukur nga masakra e kryer në Rezallë.
“Qe 21 vjet nuk ka qenë pak me jetu në ankth, në brengë se ku e qysh. Lajmi ka qenë i gëzuar, por në fakt edhe i mërzitshëm sepse njëfar ndjesie sikur me u vra atë ditë. Pritja e tyre në Merdare ka qenë kogja e dhimbshme, kogja e mërzitshme, kogja e rëndë. Por në fakt, tash, sivjet në përvjetorin e parë pasi u gjetë baba, ne jemi ndjerë më mirë, ma lehtë,” shtoi Deliu.
Këtë vit janë bërë 23 vite nga masakra në Rezallë të Skënderajt, në të cilin, gjatë luftës janë ekzekutuar 98 shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës