Gjykata Themelore Penale Shkup në vitin 2021, sipas raporteve të punës, është më e hapura dhe transparente në raport me gjykatat tjera në vend. Gjykatësja Mirjana Lazarova Trajkovska në seancën e sotme të përgjithshme të Gjykatës Supreme konstatoi se jo vetëm që bëhet fjalë për një gjykatë të azhurnuar, por është edhe një gjykatë që ka marrë parasysh mënyrën e menaxhimit të resurseve njerëzore.
Sipas statistikave të përgatitura nga kjo gjykatë për vitin 2021, përkundër pandemisë së KOVID-19 dhe zvogëlimit të numrit të gjykatësve të cilët kanë munguar për shkak të pushimit mjekësor, gjykata ka arritur të përfundojë 104.747 nga 117.811 lëndë dhe 13.064 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Gjykata Themelore Penale Shkup ka përfunduar 6.786 lëndë më shumë në krahasim me vitin e kaluar 2020.
“Në këtë gjykatë gjithsej 18.7 për qind e numrit të përgjithshëm të lëndëve që kanë qenë në gjykata në vitin 2021 kanë qenë në pritje dhe gjykata ka përfunduar 19.6 për qind nga numri i përgjithshëm i lëndëve të zgjidhura në nivel shtetëror. Kjo e bën gjykatën të azhurnuar, por veçori e kësaj gjykate është fakti se është ndoshta gjykata më e hapur dhe më transparente në aspektin mediatik, por edhe për publikun, sepse gjykata përmes faqes së saj të internetit rregullisht dhe sipas nevojës publikon deklarata për opinionin, jep përgjigje për mediat, komunikon me organizatat joqeveritare, me organizatat ndërkombëtare”, theksoi gjykatësja Lazarova Trajkovska.
Gjatë vitit 2021, kjo gjykatë ka lëshuar 106 komunikata për opinionin, 145 përgjigje për OJQ-të dhe mediat për pyetje gazetareske, 41 përgjigje në pyetje të qytetarëve përmes zëdhënësit të gjykatës, 42 përgjigje në kërkesë për qasje në informacion, dy takime janë organizuar për gazetarë, si dhe janë organizuar tri vizita fakultative në gjykatë dhe janë lidhur memorandume bashkëpunimi.
Me lëndë të vjetra është marrë edhe Gjykata Themelore Penale në Shkup, gjegjësisht nga gjithsej 2.449 lëndë të vjetra në këtë gjykatë, 976 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura.
Siç shtoi gjykatësja Lazarova Trajkovska, problemi në sferën e resurseve njerëzore ekziston në pjesën e nevojës për plotësimin e nëpunësve drejtues gjyqësor dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm, veçanërisht në pjesën e këshilltarëve profesional dhe avokatëve në pjesën e gjykatës.
“Gjithsesi, mbetet përshtypja se me zgjedhjen e gjykatësve të rinj, me plotësimin e gjykatave me kuadro përkatëse pas vendeve të lira, me edukim të vazhdueshëm, si dhe me përmirësimin e gjendjes materiale dhe financiare, mund të arrihen rezultate edhe më të mira”, theksoi Kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi.
Në seancën e sotme të Gjykatës Supreme, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit në Shkup u vunë në dukje si gjykata të paazhurnuara për vitin raportues 2021, për të cilat u propozuan masa për përmirësimin e gjendjes me lëndët e vjetra dhe për punë më efikase, plotësimin e nevojshëm të numrit të bartësve të funksioneve gjyqësore, si dhe ekipimi i gjykatës me personel të paplotësuar nga shërbimi gjyqësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale