LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme hedh poshtë kufizimet për abortin në SHBA

Gjykata Supreme hedh poshtë kufizimet për abortin në SHBA

Gjykata Supreme të hënën hodhi poshtë kufizimet për abort që kanë shkaktuar mbylljen e më shumë se gjysmën e klinikave të abortit.

Vendimi u cilësua si fitore për avokatët për të drejtat e abortit, të cilët thonë se legjislatura e shtetit më të gjithë vendin ka miratuar më shumë se 200 kufizime për abortin në pesë vitet e fundit, raporton Washington Post.

Kufizime të ngjashme janë miratuar edhe në shtetet e tjera, dhe zyrtarët thonë se këtë po e bëjnë për mbrojtjen e pacientëve.


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara kishte dëgjuar argumentet mbi çështjen e abortit në mars të këtij viti i cili konsiderohet si rasti më i madh për këtë çështje që shqyrton gjykata në pothuajse një dekadë.