LAJMI I FUNDIT:

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Gjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë

Pas një incidenti në protestën “Serbia kundër dhunës” në Beograd, një shtetas amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa një 22-vjeçar është dënuar me 15 ditë burgim.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas të cilëve policia ka dërguar në ambientet zyrtare një njëzet e dy vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas amerikan, në një shesh përballë Dhomës së Asamblesë Kombëtare.

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd
Lexo po ashtu Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Por siç pretendojnë mediat serbe, shtetasi amerikan dyshohet se kishte provokuar më parë qytetarët që ndodheshin aty, përcjell Telegrafi.


Dhe siç bëhet e ditur më tej, pas konsultimit me prokurorinë kompetente, kundër njëzet e dy vjeçarit dhe një shtetasi amerikan, me banim të paregjistruar në Serbi, janë ngritur kallëzime për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gjithashtu, ndaj shtetasit amerikan është ngritur kallëzim kundërvajtës për shkelje të ligjit për të huajt.

Me vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Beograd, shtetasi amerikan është dënuar me 30 ditë burg, ndërsa njëzet e dy vjeçari është dënuar me 15 ditë burgim, në të cilin është dërguar menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori