LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale: Mile Janakieskit i është llogaritur edhe paraburgimi dhe arresti shtëpiak

Gjykata Penale: Mile Janakieskit i është llogaritur edhe paraburgimi dhe arresti shtëpiak

Në gjykimin në bazë të pranimit të fajit të të akuzuarit Mile Janakieski për rastin “Titanik”, si dhe në vendimin e Apelit me të cilin konfirmohet aktvendimi i shkallës së parë dhe në urdhrin për zbatim të dënimit të shqiptuar me burg llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak për lëndën konkrete, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

“Në aktgjykimin e marrë në bazë të pranimit të fajësisë me KOK. nr. 7/18, si dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup, me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë, por edhe në urdhërin për ekzekutimin e sanksioneve nga gjykatësi, thuhet se koha e kaluar në paraburgim Llogaritet, gjegjësisht nga data 14.11.2018 deri më 26.02.2019, si dhe koha e mbajtur në arrest shtëpiak e llogaritur nga 28.02.2022 deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg më 06.07.2023, pra rreth një vit e nëntë muaj”.

“Që do të thotë se paraburgimi dhe arresti shtëpiak për rastin konkret tashmë janë llogaritur në aktgjykim dhe në përputhje me Komentin e Kodit Penal të akademikut Vllado Kambovski (fq. 485 dhe 486): Nocioni i çdo privimi të lirisë i përfshin edhe paraburgimin, si dhe dënimin ose masën e sigurisë që konsiston në heqjen e lirisë për të njëjtën vepër, të kryer jashtë vendit (neni 121) … … Në të gjitha rastet është e nevojshme që paraburgimi dhe dënimi i vuajtur ose masa e sigurisë të kenë lidhje me veprën penale për të cilën kryerësit të veprës i është shqiptuar dënimi”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.


Sa i përket kërkesës për Rihetim të jashtëzakonshëm të gjykimit, e njëjta, siç theksojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, pas skadimit të të gjitha Afateve të përcaktuara ligjore për dorëzim të aktgjykimit për të akuzuarit e tjerë për të cilët Gjykata e shkallës së dytë e konfirmoi gjykimin e miratuar në bazë të pranimit të fajit, do të kompletohet dhe dorëzohet në Gjykatën Supreme të RMV-së, si gjykatë kompetente për të vendosur për kërkesën.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori