Gjykata në Georgia ka hedhur poshtë padinë e kampit të Trumpit, që pretendonte se mungojnë fletët e votimit në këtë shtet.

Kampi i presidientit aktual ishte përpjekur të argumentonte, se kinse zyrtarët e zgjedhjeve po përpiqeshin të numëronin fletëvotimet e pavlefshme në Georgia, transmeton Telegrafi.


Megjithatë kur gazetarët kërkuan prova mbi këto pretendime, kampi i Trumpit nuk arriti t’ua prezantojë ato.

Kujtojmë që kampi i Trumpit është duke tentuar që përmes rrugëve ligjore të kundërshtoj rezultatet në disa shtete. /Telegrafi/