LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese sot diskuton për kushtetutshmërinë e shpërndarjes së Kuvendit

Gjykata Kushtetuese sot diskuton për kushtetutshmërinë e shpërndarjes së Kuvendit

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatësit në mbledhje pune do të debatojnë për propozimin e gjykatësit Osman Kadriu për nisjen e procedurës me detyrim zyrtar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, në intervistë për AIM tha se sipas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, për momentin nuk ka lëndë të formuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por veprimi i mëtutjeshëm i Gjykatës për këtë çështje do të varet nga qëndrimi të cilin do ta ndërmarrin gjykatësit kushtetues në mbledhjen e punës.

Gjykata, paraprakisht në mbledhjen e mbajtur më 8 dhe 15 prill të vitit 2020, me shumicë votash ka vendosur të mos fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi.
Por, të enjten e kaluar (30 prill), nga ana e gjykatësit Osman Kadriu është dorëzuar propozim për nisjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të njëjtë, për çka për sot është caktuar takim pune i gjykatësve.


Nëse gjykatësit vendosin që të fillohet procedurë sipas detyrës zyrtare, do të formohet lëndë e veçantë e cila do t’i ndahet për punë gjykatësit-raportues dhe këshilltarit shtetëror, të cilët pas përfundimit të procedurës paraprake, duhet të dorëzojnë material punues për mbledhje (referat) me propozim për vendimmarrje që do të shqyrtohet në mbledhjen e Gjykatës.

Gjithsesi, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kjo është hipotetike nuk do të thotë paraprakisht paragjykim të vendimit të tillë, i cili duhet të sillet pas debatit paraprak për këtë çështje.

Para gjykatësve kushtetues sot duhet të jetë edhe vendimi i shefit të shtetit Stevo Pendarosvki për shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori