Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se vendimet e presidentit të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj gjykate, thuhet se “vendimet për emërimet e anëtarëve të KQZ-së të 28 marsit, 2019, të presidentit të Republikës së Kosovës, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës”.
Pas zgjedhjeve të vitit 2017, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka zvarritur emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me arsyetimin se e ka të paqartë se si duhet të veprojë pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
Më pas, ai ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese se si duhej të vepronte.
Kjo e fundit e ka udhëzuar që të emërojë në KQZ dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje, dy kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy kandidatë nga koalicioni parazgjedhor PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate).
Por, tri partitë e koalicionit PAN pretendonin të drejtën për nga një anëtar në KQZ dhe nuk i kanë dërguar emrat e kandidatëve të tyre te presidenti Thaçi.
Nisur nga kjo, ato i janë drejtuar për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të presidentit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së e kanë parashtruar Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka 2 anëtarë më pak, por është vlerësuar se edhe pa ta është funksional dhe mund t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme të mundshme. /Telegrafi/
Për ta lexuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje