LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e shqyrton vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

Gjykata Kushtetuese e shqyrton vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

Gjykata Kushtetuese informon se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u vendos para gjykatësve kushtetues, por në bazë të diskutimeve të gjykatësve, si dhe për shkak të rëndësisë së lëndës, seanca do të vazhdojë në ditët në vijim.

“Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka mbajtur seancë në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (‘gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’ nr.43/2020). Në bazë të diskutimeve të gjykatësve, si dhe për shkak të rëndësisë së lëndës, u mor qëndrim që seanca të vazhdojë në ditët në vijim për çka opinioni do të njoftohet në kohë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Ata informojnë se edhe në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon që t’i kryejë kompetencat e veta kushtetuese dhe e ndjek dhe e analizon situatën me sjelljen e dekreteve me fuqi ligjore nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori