LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ia vendos drejtorit të VisaMetric masën e dorëzanisë prej 15 mijë eurove

Gjykata ia vendos drejtorit të VisaMetric masën e dorëzanisë prej 15 mijë eurove

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar sot se ka caktuar masën e sigurisë kundër të pandehurit S.O, drejtor i VisaMetric, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Siç është bërë e ditur nga gjykata, gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.O e ka refuzuar dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të pandehurit, ashtu që të njëjtit i ka caktuar masën e dorëzanisë në vlerë prej 15.000 mijë euro, si dhe të pandehurit S.O i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit – pasaporta.

“Masa e dorëzanisë të pandehurit i caktohet konform nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2, 1.3 të KPPRK-së. Nëse i pandehuri S.O nuk i përmbahet masës së dorëzanisë, gjykata me aktvendim i cakton masën e paraburgimit konform nenit 184 paragrafi 1 të KPPRK-së, si dhe mjetet e deponuara për dorëzani derdhen në fondin e viktimave të krimit, konform nenit 179 paragrafi 1 të KPPRK-së.”, është bërë e ditur në komunikatë.


Ndalohet për 48 orë drejtori i ”VisaMetric”, shtetas turk
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë drejtori i ”VisaMetric”, shtetas turk

Ndryshe, shtetasi turk, S.O, drejtor i VisaMetric dje është ndaluar për 48-orë.

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar ditë më parë vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohej që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ditë më parë kishte thënë për Telegrafin se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori