Gjykata e Prishtinës më 26 gusht hodhi poshtë padinë e Universitetit të Prishtinës kundër Komunës së Prishtinës lidhur me parcelën ku ndodhet kisha “Sveti Sava”.
Komuna e Prishtinës nuk mund të jetë palë procedurale pasi e njëjta nuk mund të disponojë me parcelën në të cilën ndodhet kisha, thuhet në vendimin e Gjykatës.
UP-ja me padi kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe Dioqeza e Rashkës dhe Kishës Ortodokse në Prizren që t’ia kthejë në shfrytëzim të lirë dhe të papengueshëm ngastrën kadastrale në sipërfaqe prej 4.27.16 ha dhe që në operatin kadastral ta ndryshojë bartësin e së drejtës.
Gjykatësi Jovica Mitroviq hodhi poshtë padinë pasi ka konstatuar se lëndën kontestuese për shfrytëzimin e parcelës me sipërfaqe prej 4.27.16 ha nuk e ka Komuna e Prishtinës andaj nuk mund të jetë palë në marrëdhënien juridike civile sepse nuk mund të kërkohet nga e paditura të kthejë diçka që nuk e ka.
Tutje në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Komuna e Prishtinës nuk ka kompetencë për të bërë as bartjen e të drejtës së shfrytëzimit në operatin kadastral por këtë të drejtë e ka Agjencia për Kadastër “Nekretnina”.
Sami Istrefi, përfaqësues i avokaturës shtetërore, për KALLXO tha se nuk është refuzuar padia por vetëm është hedhur pjesa ku si palë e paditur ka qenë edhe Komuna e Prishtinës.
Po ashtu, përfaqësuesi I UP-së tha se nga kryetarja e Gjykatës kanë kërkuar edhe përjashtimin e gjykatësit të lëndës, Jovica Mitroviq.
Universiteti i Prishtinës ka paditur Kishën Ortodokse për parcelën e tokës në kampusin e Universitetit ku aktualisht gjendet kisha “Sveti Sava” dhe për gati një dekadë nuk ka marrë epilog përfundimtar gjyqësor.
Kisha e papërfunduar, e cila u ndërtua në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990, u bë shkas i disa protestave dhe pakënaqësive, kryesisht nga studentët e Universitetit të Prishtinës.
Ky rast fillimisht është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës në vitin 2012 nga Universiteti i Prishtinës nën pretendimin se Kisha Ortodokse Serbe kishte uzurpuar pronën e Universitetit.
Më tej, tek në vitin 2015, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte nxjerrë vendim me të cilin ishte konsideruar e tërhequr padia e parashtruar nga Universiteti me arsyetimin se nuk ishin paraqitur si paditës në seancën kryesore të ftuar nga Gjykata.
Të pakënaqur ndaj këtij vendimi me arsyetimin se nuk e kishin pranuar ftesën e Gjykatës sepse ditën kur ka arritur ftesa ka pasur protesta para Rektoratit, Universiteti ushtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila po ashtu në tetor të vitit 2017 e refuzoi ankesën dhe vërtetoi vendimin e Themelores. Kështu, Universiteti i Prishtinës në nëntor të vitit 2017, dorëzoi përsëri në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë e re lidhur me çështjen e njëjtë juridike – ngastrën kadastrale nr.07090-14 në sipërfaqe të përgjithshme mbi 4-hektarëshe.
Universiteti i Prishtinës pretendon se këtë pronë e ka pasur në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar nga dhjetori i vitit 1975 dhe se e njëjta ka qenë pjesë kampusit të Universitetit.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me rrjedhën e këtij gjykimi ndërsa seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 1 mars të këtij viti mirëpo kishte dështuar të mbahej për shkak se Gjykata nuk u kishte dërguar me kohë ftesat palëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës