Gjykata Themelore në Pejë nuk do ta gjykojë më rastin e Naser Pajazitajt, i cili akuzohet se në nëntor të vitit 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, e ka privuar nga jeta, tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.
Një vendim i tillë, është marr nga Gjykata e Apelit, sipas të cilit Themelorja në Pejë, është përjashtuar nga gjykimi i këtij rasti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Trajtimi i mëtutjeshëm i kësaj lënde do të bëhet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.
Për këtë vrasje, Pajazitaj njëherë ishte liruar nga akuza në mungesë të provave, mirëpo një vit pas, Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar më burgim të përjetshëm, i cili aktgjykim ishte vërtetuar nga Apeli, mirëpo më pas të dy këto aktgjykime i kishte prishur Gjykata Supreme, duke e kthyer rastin në rigjykim.
Pas kthimit të rastit në rigjykim, lënda ishte caktuar tek gjykatësja Lumturije Muhaxheri, e cila ishte njëra prej anëtareve të trupit gjykues, në të cilin i pandehuri Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Themelore në Pejë, sipas detyrës zyrtare kishte kërkuar që lënda ndaj Naser Pajazitaj të trajtohet në një gjykatë tjetër të Kosovës.
Një kërkesë të tillë, kjo gjykatë kishte thënë se e ka bërë për faktin se në këtë çështje penale kishin marrë pjesë të gjithë gjyqtarët në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe me qëllim të mos krijohen dyshime në objektivitetin dhe paanshmërinë. “Kolegji i kësaj gjykatë vlerëson se duke qenë se pretendimet e Gjykatës Themelore në Pejë janë të drejta dhe së është e vërtetë se procedura penale zhvillohet ndaj të pandehurit, i cili ka bërë kërkesë për përjashtimin e gjykatëses Lumturije Muhaxheri dhe delegimin e kësaj lëndë në ndonjërën nga gjykatat tjera, andaj për arsye faktike që të mos ketë dyshime në punën e gjyqësorit, kolegji i Apelit vendosi si në dispozitiv të aktvendimit”, thuhet në aktvendimin e Apelit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.
Pas kthimit në rigjykim, shkalla e parë kishte vlerësuar se thirrja telefonike e Naser Pajazitaj, ka qenë një nga provat kryesore që kanë ndikuar që i njëjti të dënohet me burgim të përjetshëm.
Sipas aktgjykimit të marr më 25 mars 2019, nga gjykatësit Kreshnik Radoniqi, thuhet se kjo gjykatë ka konstatuar se përmes provave të administruara në shqyrtimin kryesor se i akuzuari Naser Pajazitaj, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta, tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.
Sipas shkallës së parë, provë e re ka qenë lista e thirrjeve nga i akuzuari që ka bërë në ditën kritike, me ç’rast është aktivizuar antena, e cila mbulon bjeshkën e Strellcit.“Që të vërtetohet se alibia e të akuzuarit është e rrejshme si dhe të lidhet i akuzuari me vendin e ngjarjes në bjeshkën e Strellcit, gjykata përmes urdhëresës ka siguruar një raport nga policia lidhur me hartografinë, që nuk ishte bërë gjatë hetimeve. Nga raporti i policisë lidhur me thirrjet e të akuzuarit pasi që është zhdukur Donjeta, rezulton se i akuzuari në ora 15:19 ka thirr dëshmitarin Zeqir Zeqaj.
Në momentin e thirrjes e kishte aktivizuar antenën në fshatin Zllapek, të emëruar “Zllapek_I”. Kjo antenë, sipas raportit të policisë e të verifikuar nga raporti i zyrës ligjore të “PTK Vala”, mbulon edhe bjeshkën e Strellcit, pikërisht vendin ku është gjetur viktima”, thuhet në arsyetimin e këtij aktgjykimi.
Në aktgjykimin e arsyetuar me shkrim, thuhet se deklarimet e të akuzuarit Pajazitaj lidhur me ditën kritike rezultojnë të jenë të pavërteta.
“Deklarimi i të akuzuarit Naser Pajazitaj në ditën kritike se pas varrimit Shefqet Zeqës, rreth orës 14:15 ose rreth 14:30, është kthyer në shtëpi, ka ngrënë drekë, ka pi kafe me bashkëshorten dhe kah ora 15:00 apo 15:20 kishte ardhur dëshmitari Zeqir Zeqaj e ka marrë atë dhe bashkëshorten e tij dhe kanë shkuar në Pejë që t’i merr disa të holla që i kishte dërguar vajza e tij, sipas Gjykatës nuk rezulton të jetë i vërtetë. Nga të dhënat e PTK-Vala nuk rezulton të jetë ashtu. Në ora 15:19 i akuzuari me numrin e tij të telefonit ka thirr në numrin e telefonit të Zeqir Zeqaj dhe ka aktivizuar antenën në Zlluapek, e jo ne Strellc apo Lubeniq, si antena me të afërta nga shtëpia e tij, dhe të cilat zakonisht i aktivizon. Antena në Zllapek siç u theksua me lartë e mbulon edhe Bjeshkën e Strellcit, pikërisht vendin ku është gjetur viktima. Dëshmitari Zeqaj nuk pranon te ketë biseduar në telefon me të akuzuarin, por listingu ekziston dhe është e pakontestueshme qe thirrja është bërë. Për këtë gjykata dëshmitarit Zeqaj nuk i fal besimin”, theksohet në arsyetimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Aty thuhet se kur i akuzuari Naser Pajazitaj, me veturën e tij e ka marrë tani të ndjerën dhe e ka dërguar rrugës për në bjeshkën e Strellcit, është aktivizuar antena, e cila mbulon pikërisht këtë bjeshkë dhe se vendi ku është gjetur tani viktima, ishte i qasshëm me veturën e tipit “xhip”, të cilën e kishte i akuzuari. Por, të dy aktgjykimet, në dhjetor 2019, i ka prishur Gjykata Supreme e Kosovës.
Supremja ka konstatuar se të dy aktgjykimet kanë qenë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, për shkak të mos arsyetimit të refuzimit të propozimeve të bëra nga mbrojtësi i të pandehurit.
“Veçanërisht nuk është dhënë arsye përkitazi me mos ftesën, në cilësinë e dëshmitares Hejdije Kelmendi, përkitazi në komunikimet përkatësisht me informatën e pranuar përmes ‘Viber’-it nga një qytetare anonime nga Gjermania dhe këto informacione me siguri do të ndriçonin çështjen penale”, thuhet në vendimin e Supremes, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.
Aty thuhet se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsyetim të pamjaftueshëm për poseduesin e numrit të telefonit që dyshohet se është kontaktuar nga ana e tani të ndjerës dhe një personi tjetër.
Supremja ka konstatuar se është e nevojshme që të sqarohet aspekti i aktivizimit të kamerave, se pse nuk ka pasur vazhdimësi të kohës së xhirimit. Sa i përket listës së thirrjeve lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, e cila ka qenë provë e re sipas gjykatës së shkallës së parë, Supremja ka kërkuar të angazhohet një ekspert i lëmisë përkatëse, për të qartësuar faktin e aktivizimit të antenave në ditën kritike.
Gjithashtu, Supremja ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë është dashur që në mënyrë të hollësishme të arsyetojë mënyrën dinake të veprimit të të akuzuarit me rastin e privimit nga jeta të tani të ndjerës.
Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj.
Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i të ndjerës është gjetur pas më shumë se një muaji.
Me këtë, Pajazitaj akuzohej se ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 par 1 pika 1.4 dhe 1.12 të KPRK-së. Aktakuza të njëjtin e ngarkonte edhe me vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar të armëve” nga neni 374 par 1 të KPRK-së, gjegjësisht të një arme automatike, pushkës se gjuetisë, 12 fishek dhe një armë e tipit “AK 47”. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A