LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Gjykata e Lartë: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Nëse qytetarëve iu cenohet e drejta për ajër të pastër, ata do të mund të padisin shtetin në Gjykatën Administrative, thuhet në qëndrimin parimor që e miratoi Gjykata e Lartë në seancën e sotme.

Ky qëndrim i Gjykatës së Lartë erdhi pasi Gjykata Administrative në disa raste refuzoi padi nga qytetarët se shteti nuk merr masa për mbrojtjen e mjedisit.

“Sipas rregullores kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti është i obliguar të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, duke përfshirë të drejtën për ajër të pastër, si e drejtë individuale e qytetarëve, të cilët si palë në procedurë administrative mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen të miratojë dokumentet bazë të planifikimit nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, si akte të përgjithshme”, tha Besa Ademi, kryetare e Gjykatës së Lartë.


Në seancën e përgjithshme në Gjykatën e Lartë mori pjesë Borçe Davitkovski, profesor në pension në Fakultetin juridik, i cili tha se deri më tani organet kompetente shtetërore, si Ministria e Mjedisit dhe Qeveria, nuk kanë ndërmarrë pothuajse asnjë veprim për të mbrojtur ajrin, prandaj një numër i madh i qytetarëve kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit, Instituti i Shëndetit publik ka dalë me të dhëna se çdo vit në Maqedoni vdesin nga 4500 deri në 5000 qytetarë. Nëse marrim 35 vitet e kaluara të ekzistencës sonë, do të thotë që për momentin ka një milion e dyqind ose treqind banorë që jetojnë këtu, pra ne kemi humbur një të dhjetën e banorëve vetëm nga ajri i ndotur dhe askush nuk po përgjigjet dhe askush nuk reagon”, tha Borçe Davitkovski, profesor.

Pas seancës së sotme, Gjykata Administrative nuk do të mund më t’i refuzojë këto konteste apo të mos veprojë sipas tyre, por do të duhet të marrë vendime dhe të mbajë përgjegjësi ligjore nëse i shkelet e drejta e ndonjë qytetari për ajër të pastër./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori