Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi emërimin e Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.
Me emërimin e Buhalit dhe të Dhimitrit, Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë nga 19 që ka në përbërje.
Më 3 qershor presidenti Meta emëroi si gjyqtar Sokol Ngresin.
Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me emërimet e reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. /Telegrafi/