LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Francës refuzon sërish ankesën e Benzemas për rastin me Valbuenan

Gjykata e Francës refuzon sërish ankesën e Benzemas për rastin me Valbuenan

Karim Benzema është refuzuar sërish nga Gjykata Supreme e Francës për rastin me Matthieu Valbuenan.

Gjykata franceze hodhi poshtë të hënën ankesën e sulmuesit të Real Madridit, për t’u çliruar nga akuza që e përndjek prej vitit 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në një përpjekje për të shantazhuar shokun e tij të atëhershëm të skuadrës së kombëtares së Francës, Valbuenas.

Gjykatësit e autoritetit më të lartë gjyqësor konsideruan se hetuesit nuk i kaluan kufijtë legjitimë për të marrë prova, në kundërshtim me atë që lojtari pretendonte.


Image result for benzema valbuena

Kjo do të thotë se qëndron në fuqi vlefshmëria e të gjitha atyre provave të mbledhura nga prokuroria, të cilat mund të çojnë  Benzeman në bankën e të akuzuarit në fund të procedurës së hetimit.

Sulmuesi që nga atëherë nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje me kombëtaren e ‘Gjelave’ dhe Didier Deschamps nuk dëshiron as ta marrë në konsideratë për ta ftuar atë.

Related image

Benzema javë më parë kishte bërë të ditur se nëse Franca nuk e do, atëherë do të tentojë të luajë për kombëtaren e Algjerisë.

Algjerianët e kanë refuzuar menjëherë interesimin e tij dhe që nga viti 2015, sulmuesi francez që ka prejardhje algjeriane, ka harruar se si është të luadh në një ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori