Gjykata e Apelit në Shkup sot do ta shqyrtojë ankesën për burgimin shtëpiak të krytarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve të gjykatës për agjencinë e lajmeve ''META'', seanca do të jetë e hapur dhe do të mbahet në ora 14. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, është mbrotja e Taleskit që ka kërkuar një seancë publike.


Vlladimir Taleski është i dyshuari kryesor në lëndën ''Transportuesi'' të Prokurorisë Speciale Publike. Bashkë me 22 persona tjerë, Taleski akuzohet për keqpërdorim të transportit të nxënësve, që arrin vlerën prej 360000 eurove./Telegrafi/