Gjykata e Apelit në Shkup kthen në rigjykim lëndën ''Syri i gjarpërit 2''

Gjykata e Apelit e Shkupit ka sjell vendim për të dytën herë që të zhvlerësojë aktgjykimin e Gjykatës penale të datës 16 Janar 2015, për lëndën ''Syri i gjarpërit 2'', duke e kthyer lëndën sërish në rigjykim.
Vendimi ka ardhur pas ankesës për të cilën u mbajt seancë publike më 19 dhe 22 shkurt të vitit 2016, ku u vërtetua se në aktgjykimin e shkallës së parë, nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike, si edhe arsyetimi i aktgjykimit nuk është mjaft e qartë.
Ndryshe, në aksionin policor ''Syri i gjarpërit 2'' në vitin 2008 u arrestuan inkasues, kontollues dhe udhëheqës të ndërmarrjes publike ''Rrugët e Maqedonisë'', nën dyshimin se kanë paguar në grup në pikë pagesat e autostradave me fatura të falsifikuara, ose nuk kanë dhënë aspak fatura, kurse paratë i kanë marrë për vete./Telegrafi/





















































