Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e tyre, duke prishur kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kompenzimin e orëve të humbura mësimore, ku MASHT obligon personelin arsimor t’i kompensojnë orët që ishin humbur gjatë grevës që kishte zgjatur tri javë.
Gjykata e Apelit ka vendosur se lënda duhet t’i kthehet Gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje, transmeton Telegrafi.
Më poshtë gjeni reagimin e SBASHK-ut për vendimin e Gjykatës së Apelit:
“Gjykata e Apelit e Kosovës miraton ankesën e SBASHK-ut
“Miratohet si e bazuar ankesa e paditëses SBASHK, ndërsa prishet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 552/2019, i datës 25.04. 2019 dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Një vendim i pa bazuar në ligj i ish ministrit Bytyqi e që kishte të bënte me një urdhër për kompensimin e të gjitha orëve të grevës 3 javore ishte kundërshtuar nga SBASHK-u, që po mbronte vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate që orët e humbura në grevë të mos kompensoheshin.
SBASHK-u iu drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamentit për Çështje Administrative duke kërkuar drejtësi, por një gjykatëse duke u thirr në emocione, duke qenë edhe në presion nga një debat për orët e humbura në Parlamentin e Kosovës, i cili u shoqërua edhe me akuza të pabaza e me një fjalor rrugësh të ndonjë deputeti, solli vendim që të mbështetet vendimi i ish ministrit Bytyqi.
Ky vendim i gjykatëses trimëroi disa Drejtori arsimore e disa drejtorë shkollash, që nisen me presione nga më të ndryshmet, por mësimdhënësit e Kosovës qëndruan në vendimin Këshillit Drejtues dhe orët nuk u kompensuan.
SBASHK-u duke qenë arsyeshëm i pakënaqur me vendimin Gjykatës Themelore iu drejtua Gjykatës së Apelit të Kosovës me një ankesë në të cilën solli gjithë argumentet se Gjykata e shkallës së parë nuk ka nxjerr vendim të drejtë. Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin e saj duke miratuar ankesën e SBASHK-ut dhe duke prishur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 552/2019, i datës 25.04. 2019.
SBASHK-u pret nga ata drejtorë të Drejtorive Arsimore dhe nga ata drejtorë shkollash që ushtruan presione ndaj mësimdhënësve për kompensim orësh, që të kërkojnë falje. Pret që ish Ministri Bytyqi dhe KMLDNJ bashkë me Bexhet Shalën, që kërkonin ngritjen e kallëzimit penal ndaj kryetarit të SBASHK-ut dhe nga ata dy a tre deputetë me fjalorë të ulët e plot shpifje e ofendime të pabazuara, që publikisht të kërkojnë falje. E vërteta mund të vonohet, por ajo del në shesh” thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës