Dy vjet më pak burg do të vuajë Shaip Zukaj, i dënuar për vrasjen e Zymer Derivshajt.
Kjo, pasi që Gjykata e Apelit e ka pranuar si pjesërisht të bazuar, ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit Zukaj, duke ia zvogëluar kështu dënimin me burg për akuzat për vrasje nga 13 në 11 vjet, kurse, dënimin me gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Apeli e ka vërtetuar.
Gjykata Themelore në Pejë, në shkurt të këtij viti, Shaip Zukajn e kishte shpallur fajtor për vrasjen e ndodhur në vitin 2011 në Komunën e Deçanit, e ku i vdekur kishte mbetur Zymer Dervishaj.
Për këtë vrasje, Zukaj ishte dënuar nga shkalla e parë me 13 vjet burgim. Po ashtu, i njëjti ishte shpallur fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, për çka ishte dënuar me 2000 euro gjobë. Dënimit të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, i kishte paraprirë pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Zukaj.
Mirëpo, e pakënaqur me lartësinë e dënimit, kishte mbetur mbrojtja e të akuzuarit Zukaj.
Ankesat e mbrojtjes së të akuzuarit ishin shqyrtuar nga Gjykata e Apelit në maj të këtij viti. Në dy ankesa të ndara drejtuar Apelit, mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Gazmend Halilaj si dhe Ndrec Dodaj, i kishin propozuar gjykatës së shkallës së dytë, që ndaj të mbrojturit të tyre të shqiptohet një dënim më i butë.
Në fjalën e tij para kolegjit të Apelit, avokati Halilaj kishte thënë se ekspertiza e kryer në shkallën e parë, ka vërtetuar se i mbrojturi i tij, veprën e ka kryer në gjendje mendore esencialisht të zvogëluar.
Për më tepër, Halilaj kishte thënë se i njëjti është penduar për veprën që ka kryer, ka shprehur keqardhje, nuk ka gjasa që veprën ta përsëris si dhe shtoi se edhe familjet e të akuzuarit dhe të ndjerit tashmë janë pajtuar.
Vet i akuzuari Zukaj, në fjalën e tij para kolegjit të Apelit kishte thënë se ndjen keqardhje për veprën e kryer dhe se kërkon falje.
E këto ankesa të mbrojtjes, si pjesërisht të bazuara i ka pranuar gjykata e shkallës së dytë.
Në aktgjykimin e Apelit thuhet se, qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtësve të akuzuarve, se nuk janë vlerësuar realisht rrethanat lehtësuese të konstatuara nga gjykata e shkallës së parë, dhe atë sidomos fakti se i akuzuari gjatë gjithë procedurë në këtë çështje penale-juridike, duke filluar, pra, qysh në fazën e parë të hetimeve ka pranuar fajësinë për veprat e kryera penale, raporton BetimiPërDrejtësi.
Po ashtu, Apeli e ka vlerësuar edhe faktin se i akuzuari është penduar dhe publikisht i ka kërkuar falje familjeve të dëmtuara, pastaj, se përveç të akuzuarit edhe familjet e tyre janë pajtuar, e ku të njëjtat, pra, familjet e dëmtuara nuk kanë parashtruar as kërkesë pasurore-juridike.
Gjithashtu, si rrethanë lehtësuese, kolegji i Apelit e ka marrë parasysh faktin se i akuzuari veprën penale në fjalë e ka kryer nën ndikimin e aftësisë mendore të zvogëluar.
“Dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjetësh, është i ashpër, çka me të drejtë pretendohet edhe me ankesa, prandaj, duke vlerësuar realisht rrethanat lehtësuese të konstatuara nga gjykata e shkallës së parë, të akuzuarit, për vepër penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 nën par. 4 të KPK-së, i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 11 vite, kurse, dënimin e shqiptuar me gjobë nga gjykata e shkallës së parë, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontrolle, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KPK-së, e merr si të vërtetuar”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.
Ndryshe, Shaip Zukaj akuzohej se në shtator 2011, në Tregun e Gjelbër, në Deçan, për qëllim hakmarrje e kishte privuar nga jeta, tani të ndjerin Zymer Dervishaj dhe kishte vënë në rrezik jetën e shumë personave dhe atë të dëmtuari Adil Thaçi.
Sipas aktakuzës, Zukaj kishte shtënë disa herë me armë automatike të kalibrit 7.62×39 milimetra, në drejtim të të ndjerit Dervishaj, dhe me zë të lartë kishte shqiptuar fjalët “Unë jam Shaban Belegu” dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Më këtë veprim të tij, sipas prokurorisë, i akuzuari kishte kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale, ishte në gjendje të rëndë
Ramush Haradinaj: Deçani do të bëhet adresë ballkanike e turizmit dimëror
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos